Udinese befason Romën në shtëpi (video)

Udinese befason Romën në shtëpi (video)

Një gol i Rodrigo De Paul-it në minutën e 9 të pjesës së dytë pagëzon Udinese-n e trajnerit Davide Nicola. Friulanët morën një fitore me vlerë në “Dacia Arena” në ndeshjen e parë të javës së 13 të Serie A ndaj Romës , që e pati të vështirë të reagonte. Verdhekuqtë u treguan të ngathët në finalizim, edhe pse ishin ata që zotëruan më shumë topin.

Madje në pjesën e dytë, nëpërmjet VAR (Gjyqtari ndihmës me video), për vendasit u anulua një gol i realizuar nga Pussetto. Kjo është humbja e katërt për skuadrën e drejtuar nga Eusebio Di Francesco, me verdhekuqtë që qëndrojnë në kuotën e 19 pikëve. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.