Udinese ndryshon trajner, ”shqiptari” i përzgjedhuri i parë

Aventura e Massimo Oddos te skuadra e Udineses po shkon drejt fundit. Ekipi italian nuk po kalon momente të mira dhe numri një i stolit mund të shkarkohet nga drejtimi i ekipit italian. Skuadra e Udineses është në një krizë të thellë, pasi nuk fiton prej 9 ndeshjesh në Seria A. Ekipi italian ka vetëm humbje dhe tashmë ndodhet në vendin e 13-të me 33 pikë. Aventura e trajnerit Massimo Oddo te skuadra italiane është drejt fundit.

“La Gazzetta dello Sport” ka publikuar lajmin se shkarkimi i trajnerit italian është thuajse i sigurt. Media italiane ka publikuar dhe emrat e zëvendësuesve të teknikut italian, fjala është për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi dhe Giampiero Ventura. Ish-tekniku i Shqipërisë mund të marrë drejtimin e skuadrës italiane në rast se shkarkohet trajneri aktual Massimo Oddo. Ai ka balotazh me ish-teknikun e Italisë, Venturën. Të dy janë emrat e vetëm potencialë për të marrë drejtimin e kësaj skuadre.

De Biasi dhe Ventura janë teknikë me eksperiencë, por kanë vite që nuk kanë drejtuar në Seria A. “Gani Abazi” mori drejtimin e skuadrës së Shqipërisë, më pas pati një aventurë të shkurtër me ekipin e Alavesit në Spanjë, që prej shkarkimit nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre tjetër dhe është i lirë. Ventura dështoi me Italinë, ndërsa tashmë mund të marrë drejtimin e Udineses. Massimo Oddo e mori drejtimin e skuadrës në nëntorin e vitit 2017, por nuk ka bërë mirë.

E ardhmja e Oddos do të vendoset në dy ndeshjet e ardhshme. Udinese do të luajë kundër Napolit dhe Crotones. Në rast se tekniku nuk do të arrijë të marrë rezultate të mira do t’i bëjë vend, njërit mes Venturas dhe De Biasit. Të dy këta të fundit do të kryqëzojnë gishtat që tekniku Oddo të mos marrë rezultate të mira. Për trajnerin de Biasi ka shfaqur interes dhe skuadra e Palermos. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan