UEFA: Barca-Napoli zhvillohet në Camp Nou

30 Korrik 2020

UEFA ka konfirmuar se ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet sipas planit në Camp Nou më 8 gusht.

Liga e Kampionëve rikthehet më 7 gusht me ndeshjet e kthyese të pazhvilluara të 1/8 së finales, ndërsa numri i të infektuarve në Spanjë është shqetësues.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet në Portugali ose në Gjermani, ku do të zhvillohen fazat pasuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, respektivisht.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, UEFA ka konfirmuar se ndeshjet kthyese që kanë mbetur nga 1/8 e finales do të zhvillohen në stadiumet përkatëse, që do të thotë se Blaugranët do të jenë nikoqirë të Partenopei në Camp Nou.

Lexo po ashtu: Ndeshja Barcelona-Napoli mund të mos zhvillohet në Camp Nou

“Po e monitorojmĂ« situatĂ«n dhe jemi nĂ« kontakt me autoritetet kompetente lokale. Ndeshja Ă«shtĂ« caktuar tĂ« zhvillohet nĂ« BarcelonĂ«, sipas planit”, thuhet nĂ« njoftimin e UEFA-s.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, e zhvilluar në San Paolo, kishte përfunduar me rezultat 1-1. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com