UEFA cakton data të reja për finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

17 Mars 2020

UEFA ka vendosur që të zhvendos Euro 2020 në vitin 2021 dhe kjo ka liruar hapësirën në muajin qershor për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës që të përfundojnë me normalitet.

UEFA beson që është bërë përparim i mjaftueshëm në lidhje me kontrollin e shpërthimit të coronavirusit.

Në një takim video-konferencë të mbajtur të martën, drejtuesit vendosën që finalja e Ligës së Kampionëve të zhvillohej në 27 qershor, ndërsa ajo e Ligës së Evropës tri ditë më herët me 24 qershor, shkruan Marca.

Trofeu i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës

Finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Stamboll, siç ishte planifikuar fillimisht.

Datat e mëparshme ishin më 30 maj për finalen e Ligës së Kampionëve dhe 27 maj finalen e Ligës së Evropës.

Shfaqja e coronavirusit ka bërë që shumë evente të shtyhen. /Telegrafi/   

www.telegrafi.com