UEFA dënon me dy ndeshje mos lojë Mullerin, gjermani humb ndeshjet Liverpoolit në Ligën e Kampionëve

11 Janar 2019

UEFA ka vendosur ta dënojë me dy ndeshje mos lojë sulmuesin e Bayern Munichut, Thomas Muller pas kartonit të kuq kundër Ajaxit në ndeshjen e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Muller bëri një ndërhyrje të rëndë në kokë ndaj mbrojtësit të Ajaxit, Nicolas Tagliaficos.

Kjo ndërhyrje e ashpër u ndëshkua me kartonë të kuq nga gjyqtari dhe Muller u desh të largohej nga loja në minutën e 75-të.

Lexo po ashtu: U akuzua për ndërhyrje të ashpër, Muller i kërkon falje Tagliaficos

Pas këtij veprimi, sulmuesi gjerman i kërkoi falje Tagliaficos duke thënë se ndërhyrja ishte e paqëllimshme.

Momenti i ndërhyrjes së Mullerit ndaj Tagliaficos

Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar pas UEFA ka vendosur ta shqiptojë një suspendim prej dy ndeshjeve për Mullerin, ndërsa Bayerni synon ta apelojë vendimin.

UEFA have suspended @esmuellert_ for two @ChampionsLeague games following his red card against Ajax. #FCBayern will appeal the decision. pic.twitter.com/cPdPLkDlSR

— FC Bayern English (@FCBayernEN) January 11, 2019

“UEFA e ka suspenduar Thomas Mullerin për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kamopionëve pas kartonit të kuq kundër Ajaxit”

“Bayerni do të apelojë vendimin”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Kështu, Muller pritet të mungojë në dy ndeshjet eliminuese të 1/8-tës ndaj Liverpoolit, të cilat zhvillohen më 19 shkurt dhe 13 mars. /Telegrafi/  

Thomas Muller will miss both of Bayern’s Champions League games with Liverpool after receiving a two-match ban for his red card against Ajax ? pic.twitter.com/pghZqtLDtc

— B/R Football (@brfootball) January 11, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan