UEFA e dënon rëndë sulmuesin kroat Ante Rebic

21 Shtator 2019

Ante Rebic javë më parë i është bashkuar gjigantit italian Milan.

Sulmuesi kroat iu bashkua Rossonerëve nga skuadra gjermane Eintracht Frankfurt ku ka luajtur edhe ndeshjet kualifikuese për në Ligën e Evropës.

Por në ndeshjen e fundit të tij në garat evropiane ndaj ekipit francez Strasbourg, Rebic u ndëshkua me karton të kuq.

Kroati kishte bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit dhe pasi u ndëshkua me të kuq ai protestoi ashpër tek gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Momenti i ndëshkimit me karton të kuq i Rebic. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Kjo ka bërë që shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ta dënoj rëndë atë.

25-vjeçari është dënuar me pesë ndeshje mos lojë në garat evropiane.

Për fat të tij të mirë, Milani këtë edicion nuk merr pjesë në arenën ndërkombëtare, por dënimi vlen edhe për edicionin e kaluar.

Në rast se Milan kualifikohet për në garat evropiane, Rebic nuk do të mund të luaj në pesë takimet e para. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan