UEFA e ndryshon orarin e ndeshjeve të Feronikelit, klubi i njofton tifozët

18 Korrik 2019

UEFA ka bërë të ditur që ka ndryshuar orarin e dy ndeshjeve të Feronikelit ndaj Slovan Bratislava, në kuadër të Ligës së Evropës.

Takimi i parë do të luhet në Bratisllavë më 24 korrik, në ora 18:00.

Në anën tjetër, pas një jave, do të zhvillohet ndeshja kthyese, saktësisht me 30 korrik prej orës 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Feronikeli u bë pjesë e Ligës së Evropës pasi që nuk arriti të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës po zhvillojnë lojë të mirë dhe në ndeshjen e fundit kishin shumë raste.

Ata humbën me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga dhe The Neë Saints. /Telegrafi/

www.telegrafi.com