UEFA fillon zyrtarisht hetimet për Manchester Cityn në lidhje me shkeljet e Financial Fair Play

07 Mars 2019

UEFA ka njoftuar se po e hetojnë Manchester City për “shkeljet e pretenduara të Financial Fair Play”, ndërsa klubi anglez e ka mirëpritur këtë vendim. 

Ky është zhvillimi më i fundit që vjen pas letrave të publikuara nga gazeta gjermane Der Spiegel dhe media të tjera të tjera të bazuar në email-in e hakuar nga Football Leaks.

Deklarata e UEFA-s vuri në dukje se hetimi zyrtar do të përqendrohet në disa shkelje të dyshuara të FFP që janë bërë publike së fundmi në media të ndryshme.

Man City (Getty Images)

Manchester City u përgjigj me deklaratë duke e mirëpritur hetimin dhe duke këmbëngulur se është një mundësi për t’iu dhënë fund spekulimeve.

Nuk është hera e parë që qasja e Manchester Cityt për financimin e transferimeve është nën hetim, pasi kampionët aktual të Ligës Premier tashmë e kanë zbuluar se kanë shkelur rregulloret e FFP-së  edhe në vitin 2014.

City pagoi  një gjobë prej 49 milionë funtesh, dhe me 32 milionë funte të pezulluar, duke u detyruar të luanin në Ligën e Kampionëve sezoni 2014-15 me një skuadër të reduktuar.

Ndër akuzat e ngritura për Manchester Cityn nga Der Spiegel është se kanë bërë një pagesë të ndaluar prej 200,000 funte për agjentin e Jadon Sancho kur ai ishte ende vetëm 14 vjeç.

Për më tepër, City pretendohen të kenë përdorur marrëveshjet e tyre të sponsorizimit për të anashkaluar kufizimet financiare të Fair Play. /Telegrafi/

www.telegrafi.com