UEFA godet Bayern, hap një proces disiplinor kundër bavarezëve

Real Madridi u largua nga “Allianz Arena” me një fitore të paçmuar 2-1 të mërkurën dhe për të ngulur “thikën në kockë”, mendon UEFA, që tani ka filluar proçedurat disiplinore ndaj Bayern Munchen, pasi disa tifozë mësynë fushën. Sapo përfundoi ndeshja mes Bayern dhe Real, një numër përkrahësish ikën nga pozicionet e tyre në tribuna, teksa disa prej tyre zbritën në fushë. Forcat e sigurisë u detyruan të ndjekin me vrap tifozin që u fut në fushë, por ai ishte një “Bolt i vogël”. Gjithsesi pas shumë përpjekjesh ai u kap, teksa u ndalua në kohë pasi po sulmonte Franck Ribery. Kaq mjaftoi që delegati i ndeshjes të shkruante në relacion incidentin që ndodhi, në drejtimin e klubit gjerman. Këto përfshinin një dështim të forcave të sigurisë për të parandaluar ‘pushtimin’ e fushës, si dhe shfaqja e një flamuri të paligjshëm me një mesazh fyes. Rasti do të dëgjohet nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s më 1 maj.

Ein Flitzer, der den Namen auch verdient…. #FCBRMA pic.twitter.com/hoaBwKaQd2

— Heiko Niedderer (@itstheicebird) April 25, 2018

Kjo do të shkaktojë probleme për forcat e sigurisë. Është një nga detyrat themelore të personave të sigurisë në një stadium: Ata duhet të sigurohen pas vërshëllimës përfundimtare, që asnjë tifoz nga tribuna të mos shkaktojë trazira. Në këtë drejtim, njerëzit e sigurisë në ndeshjen e Bayern kundër Real Madridit (1-2), të ndikuar edhe nga rezultati, kishin disa doza emocioni ndaj dështuan. Për fat të mirë, asgjë nuk ndodhi përveç një shoku që pësoi Franck Ribery, i cili u sulmua nga një tifoz. Në fakt francezi ishte një nga lojtarët më të spikatur të Bayern Munchen në ndeshjen e parë, megjithatë fakti që kampionët e Gjermanisë u mundën ka trazuar gjakrat e tifozëve, veçanërisht të këtij djaloshi që shihet në video, teksa vrapon si i çmendur për të sulmuar Ribery. Një skenë e shëmtuar në “Allianz Arena!” /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan