UEFA konfirmon lajmin e mediave angleze për teknologjinë

UEFA konfirmon lajmin e mediave angleze për teknologjinë

VAR mund të hyjë në Champions League që në ndeshjet çerekfinale të këtij viti. Këtë gjë e ka bërë të ditur presidenti i UEFA-s Ceferin gjatë konferencës për shtyp së bashku me presidentin e ECA-s Andrea Agnelli në Bruksel: “Duhet të vlerësojmë dy aspekte: atë të gjykimit dhe atë të teknologjisë, në harkun kohor të një jave do të bëjmë një vlerësim kompleks. Të themi që më vonë do të bëjmë të mundur atë që mund të ndodhë vitin e ardhshëm”. Fjalë që Andrea Agnelli iu përgjigj duke pyetur: “Më vonë dot thotë që ndërhyrja do të vijë më parë në kohë?”. Pozitive përgjigjja e Ceferin.

Lajmi u publikua pak ditë më parë nga mediat angleze, të cilat tashmë kanë marrë konfirmimin nga fjalët e numrit një të UEFA-s. Të jemi të qartë, ende nuk ka vëzhgime nga zyrtarë të UEFA-s, nuk ka zyrtarizime, por gabimet e bëra në ndeshjet e shkuara në Champions, por edhe për shkak të presionit të klubeve të mëdhenj, UEFA ka marrë me të vërtetë në konsideratë që këtë vit të bëjë ndërhyrjen në teknologji, duke mos e lënë për vitin e ardhshëm. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.