UEFA kujton paraqitjen mbresëlënëse të Fenomenit Ronaldo ndaj Lazios në finalen e vitit 1998

06 Maj 2020

Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario Da Lima i njohur vetëm si Ronaldo apo edhe ‘Fenemoni’ është njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Interi kishte arritur të triumfojë ndaj Lazios në finalen e madhe të UEFA Cup apo tashmë e njohur si Liga e Evropës.

Nerazzurrët shënuan fitore më të lehtë se që është menduar, pasi mposhtën rivalët italian me rezultat të thellë 3-0.

Lexo po ashtu: Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron Messin dhe Ronaldon

Megjithatë, njëri nga më meritorët në këtë triumf të Interit padyshim se ishte ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo.

Fenomeni ishte i pakapshëm për kundërshtarët duke dhuruar një paraqitje brilante në finalen e zhvilluar në Parc des Princes të Parisit në praninë e rreth 44 mijë shikuesve.

Paraqitjen e Ronaldos me një gol të bukur të shënuar duke dribluar portierin dhe driblimet ndaj shumë kundërshtarëve gjatë gjithë ndeshjes e ka kujtuar edhe faqja zyrtare e UEFA-s.

Kjo paraqitje e jashtëzakonshme e brazilian ndodhi pikërisht në këtë ditë para 22 vitesh, ndërsa më poshtë mund ta shijoni videon. /Telegrafi/

Ronaldo balls out for Inter Milan 😍

🇧🇷 #OnThisDay in 1998, Ronaldo Nazário put on a show as Inter beat Lazio to win the UEFA Cup 🔥#UEL #OTD

Publiée par UEFA Europa League sur Mercredi 6 mai 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com