UEFA mban “peng” Shqipërinë, zbardh axhendën e ndeshjeve, ku do të luhet Shqipëri-Francë?

05 Nëntor 2019

“Arena Kombëtare” është investimi më i madh sportiv në Shqipëri, një impiant me një kosto afro 70 milion euro por inaugurimi i tij është shtyrë në më shumë se një herë. Të gjithë janë në pritje për të shijuar “shtëpinë” e re të Kombëtares, të gjithë dëshirojnë që inaugurimi zyrtar të bëhet më 17 nëntor në sfidën kundër Francës, ky do të ishte skenari perfekt, në ditën e çlirimit të kryeqytetit, përballë kampionëve të botës.

Punimet në “Arenën Kombëtare” vijojnë me intensitet të lartë për të qenë gati për këtë sfidë, biletat kanë dalë në shitje, janë shpërndarë ftesat, gjithçka duket gati, por ky investim ende nuk ka marrë zyrtarisht dritën jeshile nga UEFA. Sfida testuese ishte parashikuar për të dielën e shkuar(3 nëntor) ndërsa ky test u s’postua për këtë të diele(10 nëntor).

Shqiperi France

UEFA mbetet në pritje të sinjalit përfundimtar pasi qeveria e futbollit europiane ka lënë të papërcaktuar se ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Francë. Në axhendën e dy ndeshjeve të fundit në “Euro2020”, UEFA ka bërë publike të gjithë stadiumet ku do të luhen takimet, përjashtim bën vetëm Shqipëri-Francë, ndeshja kjo e vetme e lënë pa stadium.

Shqiperi Andorra

Diskutimi është ndryshe për sfidën Shqipëri-Andorra e cila sipas FSHF dhe UEFA-s do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com