UEFA merr vendim: Të gjitha ndeshjet në javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës shtyhen

13 Mars 2020

Nuk ka futboll evropian në mesjavën e ardhshme dhe kjo gjë tanimë është konfirmuar nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka marrë vendim që t’i shtyjë të gjitha ndeshjet e parapara të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe UEFA Youth League.

Të martën dhe të mërkurën ishin paraparë të zhvilloheshin takimet Juventus-Lyon, Manchester City – Real Madrid, Barcelona – Napoli dhe Bayern Munich – Chelsea në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë janë shtyrë edhe ndeshjet e kthimit të Ligës së Evropës, ndërsa takimet Sevilla – Roma dhe Inter – Getafe nuk janë zhvilluar fare.

Edhe ndeshjet e të rinjve apo që njihen ndryshe si UEFA Youth League janë shtyrë.

Ky vendim i UEFA-s ka ardhur shkaku i përhapjes së madhe të pandemisë coronavirus që ka prekur thuajse gjitha vendet e botës.

UEFA ka njoftuar se për orarin e ri të këtyre ndeshjeve do të njoftojë me kohë. /Telegrafi/

In the light of developments due to the spread of COVID-19 in Europe and related decisions made by different governments, all UEFA club competitions matches scheduled next week are postponed. #UCL and #UEL quarter-final draws have also been postponed.

Full statement: 👇

— UEFA (@UEFA) March 13, 2020

www.telegrafi.com