UEFA nis hetimin ndaj Yllit të kuq të Beogradit për sjelljen e fansave

04 Tetor 2018

Institucioni numër 1 i futbollit, UEFA ka nisur një hetim ndaj klubit të Yllit të kuq të Beogradit si edhe të PSG-së, pasi tifozët e tyre akuzohen për sjellje të dhunshme. Fansat shkaktuan dhunë dhe u përleshën me njëri-tjetrin para nisjes së takimit në “Parc de Prince”.

Jo vetëm kaq, por për klubin serb u bë një padi për ofendimet e ardhura nga tifozët e tij, por edhe për faktin se ata u futën në stadium, edhe pse UEFA ia kishte ndaluar Yllit të kuq që t’u shiste  bileta fansave për këtë sfidë.

Një tjetër problem ka qenë fakti që tifozët ndezën fishekzjarrë brenda stadiumit të PSG-së. Kampionët e Serbisë mund të detyrohen nga qeveria evropiane e futbollit që të luajnë pa praninë e tifozëve në ndeshjet e ardhshme në shtëpi, si edhe me gjobë.

Kjo nuk është hera e parë që Ylli i kuq i Beogradit e ka gjetur veten e vet në telashe dhe është hetuar nga UEFA. Më herët ata janë dënuar për sjellje raciste dhe sepse i kanë shkaktuar dëme një kundërshtari në stadium.

Qeveria evropiane e futbollit ka hapur gjithashtu hetime ndaj Napolit sepse tifozët e ekipit italian ndezën fishekzjarrë në takimin kundër Liverpool-it të fituar 1-0. Të gjitha këto çështje do të gjykohen nga Komisioni i disiplinës, etikës dhe kontrollit më 18 tetor. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan