UEFA nis procedimin ndaj Patrice Evra, lojtari rrezikon të dënohet

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Patrice Evra, pasi mbrojtësi i Marseille goditi një nga tifozët e tij.

Lojtari është rebeluar pasi njëri nga ultrasit e ka ofenduar, për këtë francezi i është afruar për t’a goditur.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, tifozi dyshohet ti ketë thënë “ Zhduku nga Marseja, ti je i keq, kthehu te videot e tua”. Kanë qenë këto fjalë që e kanë nervozuar 36-vjeçarin i cili ka vrapuar dhe e ka goditur me grushte dhe shqelm.

Sipas UEFA-s, Evra do të humbasë “ të paktën” një ndeshje pas këtij veprimi, por që vendimi për të do të merret pasi të diskutohet më 10 nëntor.

Edhe klubi i Marseille po heton për incidentin. Në një deklaratë për shtyp thuhet se “Olimpiqye de Marseille ka vërejtur grindjen mes një individi dhe Patrice Evra gjatë ndeshjes ndaj Guimaraes (të enjten). Për këtë rast është hapur një hetim i brendshëm që do të vendosë përgjegjësitë. Pa marrë parasysh provokimet dhe fyerjet e tifozëve një lojtar profesionist duhet të ketë vetëkontroll”.

Trajneri Rudi Garcia u shpreh i habitur nga veprimi i lojtarit ndërsa i kërkoi këtij të fundit që të tregohet më i ftohtë ndaj fjalëve të tifozëve.

“Patrice Evra është një lojtar me përvojë, ai nuk duhet të reagonte ashtu. Nuk duhet t’u përgjigjesh fyerjeve dhe provokimeve të tifozëve sidoqofshin ato”.

Një incident i tillë na kujton edhe janarin e 1995, kur Eric Cantona u përlesh me një tifoz të Crystal Palace në Selhurst Park. Cantona në atë periudhë u dënuar për nëntë muaj nga shoqata e Futbollit Anglez.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan