UEFA planifikon që finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 të zhvillohet në New York

09 Nëntor 2019

Finalja e Ligës së kampionëve në vitin 2024 mund të organizohet jashtë Evropës.

UEFA është në bisedime që në atë vit, finalja e garës më të madhe për klube në kontinentin e vejtët të zhvillohet në New York.

Shtëpia e futbollit evropian nuk e ka zhvilluar asnjëherë finalen jashtë Evropës, por sipas gazetës amerikane Morning Consult, ata janë duke kërkuar partner të reklamave për ta mundësuar mbajtjen e finales në Amerikë.

‘Team Marketing AG’ që përfaqëson të drejtat e UEFA-s për reklama, është në bisedime me kompanitë e tjera të marketingut në Amerikë që ta zhvillojnë atje finalen e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Në rast se arrihet marrëveshja dhe të gjitha palët pajtohen për nga ana e marketingut dhe rezervimeve të tjera, atëherë finalja mund të luhet në stadiumin ‘Metlife’ në New York.

Finalja e Ligës së Kampionëve në këtë sezon do të rikthehet përsëri në Turqi, për herë të parë që nga finalja dramatike në mes të LIverpoolit dhe Milanit që u zhvillua në vitin 2005, me The Reds që triumfuan në fund. /Telegrafi/

www.telegrafi.com