UEFA po mendon format të ri për Ligën e Kampionëve: Më shumë klube dhe ndeshje, por edhe të ardhura

17 Janar 2020

Një Ligë e re e Kampionëve? Ky informacion vjen nga gazeta britanike “The Times dhe do të lejojë që klubet të kenë mw shumw ndeshje të garantuara në Evropë.

Projekti i reformës në Ligën e Kampionëve, i cili do të hynte në fuqi nga sezoni 2024-2025, parashikon zgjerimin e garës nga 32 në 36 ekipe dhe krijimin e fazës së parë me gjashtë grupe nga 6 ekipe secila.

Siç specifikohet nga mediumi britanik, reforma do të zbatonte kërkesën e ECA, shoqata e cila përfshin klubet kryesore evropiane, për të luajtur më shumë ndeshje në garën kontinentale, e cila do të rrisë të ardhurat e tyre dhe rriten e të ardhurave po ashtu nga drejtat televizive.

Liga e Kampionëve (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

Nëse do të zbatohej kjo reformë, të dy finalistët e garës do të luanin gjithsej 17 ndeshje në vend të 13, sa luhen aktualisht.

Hipoteza më e besueshme është ajo e 36 skuadrave, të ndara në gjashtë grupe me nga 6 ekipe, me dy të parat nga secili grup që kualifikohen në raundin e 16, plus katër skuadrat më të mira nga vendet e treta.

Jurgen Klopp dhe Liverpool, fituesit e fundit (Foto: Matthias Hangst/Getty Images)

Kjo do të garantonte 10 ndeshje për çdo skuadër që kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com