UEFA ka publikuar golashënuesit më të mirë të çdo sezoni në formatin e ri të Ligës së Kampionëve nga viti 1992.
Pasi Bayern Munich fitoi finalen e edicionit 2019/20, shtëpia e futbollit evropiane ka vendosur që t’i publikojë më të mirët, por edhe golashënuesit ndër vite.
Bavarezët fituan 1-0 përballë Paris Saint-Germainit me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman.
Lexo po ashtu: Gafa e Neymarit: Uron ekipin e gabuar për triumfin në Ligën e Kampionëve
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, derisa mban rekordin me 17 gola të shënuara në edicionin 2013/14 sa ishte pjesë e Real Madridit.
Lexo po ashtu: Gjyqtari ishte ylli më i madh i finales së Ligës së Kampionëve mes PSG-së e Bayern Munichut
Një gol më pak, portugezi e kishte shënuar në edicionin 2015/16, aty ku Los Blancos ishin shpallur kampion të garës më të madhe për klube në Evropë.
Në këtë edicion që lamë pas, Robert Lewandowksi ishte golashënuesi më i mirë me 15 sosh, duke barazuar kështu rekordin e Ronaldos në edicionin 2017/18. /Telegrafi/
? Top scorers by season in UCL era…
⚽️ Who's your favourite?#UCL pic.twitter.com/Xfe6umCk0i
— #UCLfinal (@ChampionsLeague) August 25, 2020
Coronavirus – Statistikat
TotalKosova
Infektuar
Shëruar
Vdekur
Data credits CSSE at JHU
Shfaq statistikat COVID-19
Trendi i Coronavirus-it në Kosovë
Data credits:corona-ks
Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com