UEFA publikon listën për lojtarët më të mirë në secilin repart në Champions

UEFA ka bërë publikë kandidatët të cilët garojnë për çmimet e më të mirit në secilin repart në futboll gjatë kompeticionit të Ligës së Kampioneve për sezonin 2017-2018. Skuadra e Reali i Madridit dominon listën me 22 futbollistë.

Fituesit do të shpallen ditën kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League, më 30 gusht, në Mynih. Juria përbëhet nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në fazën e grupeve në sezonin e kaluar. Përveç atyre, do të votojnë edhe 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshi dhe Shqipërinë.

Gjithashtu, UEFA bëri publike edhe 3 finalistët për lojtarin më të mirë të Europa League, që u votuan nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët. Në listën e më të mirëve, dy janë nga Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetri Dimitri Payet i Marsejës, finaliste e këtij kompeticioni. /EDS/

Lista e kandidatëve për lojtarët më të mirë të secilit repart në Ligën e Kampionëve 2017-2018:

Portierë: Alisson Becker (Roma, tani Liverpool), Gianluigi Buffon (Juventus, Tani PSG), Keylor Navas (Real Madrid)

Mbrojtës: Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Raphaël Varane (Real Madrid)

Mesfushorë: Kevin De Bruyne (Manchester City), Toni Kroos (Real Madrid), Luka Modrić (Real Madrid)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid, tani Juventus), Mohamed Salah (Liverpool)

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan