UEFA zyrtarizon datat e ndeshjeve të Champions, mësoni kur luan skuadra juaj e zemrës

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
11 Dhjetor 2017 22:16
UEFA zyrtarizon datat e ndeshjeve të Champions, mësoni kur luan skuadra juaj e zemrës

UEFA ka zyrtarizuar datat e të gjitha ndeshjeve të 1/8-ave të Champions League. Të gjitha ndeshjet do të luhet në orën 20:45, përjashtuar atë Besiktas – Bayern që është programuar në orën 18:00.

Sfida e parë

JUVENTUS-Tottenham 13/02/2018
Bazel-Manchester City 13/02/2018
Porto-Liverpool 14/02/2018
Real Madrid-PSG 14/02/2018
Bayern Munchen-Besiktas 20/02/2018
Chelsea-Barcelona 20/02/2018
Shakhtar Donetsk-ROMA 21/02/2018
Sevillia-Manchester United 21/02/2018

Kthimi

Liverpool-Porto 6/03/2018
PSG-Real Madrid: 6/03/2018
Tottenham-JUVENTUS 7/03/2018  
Manchester City-Bazel 7/03/2018
Manchester United-Sevllia 13/03/2018
ROMA-Shakhtar Donetsk 13/03/2018
Barcelona-Chelsea 14/03/2018
Besiktas-Bayern Munchen 14/03/2018 ora 18:00

Tronditet Bayerni dhe Kombëtarja Gjermane

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 11:31
Lajm i keq

Përveç humbjes në ndeshjen e parë ndaj Real Madridi, Bayern Munich ka marrë një tjetër lajm të keq. Jerome Boateng është zëvendësuar në minutën e 34’ mbrëmjen e djeshme, pasi ka pasur probleme në rrëzën e kofshës dhe e kishte të pamundur të vazhdonte më tej takimin. Kjo ishte një dhimbje koke për trajnerin Heynckes, që sot është njoftuar edhe me lajmin më të rëndë. Boateng do të mungojë për një kohë të gjate që do të përcaktohet në ditët në vijim nga stafi mjekësor i skuadrës gjermane. Analizat e futbollistit nuk kanë pasur rezultate pozitive dhe lojtari do të nisë sa më shpejt të jetë e mundur faqen rikuperuese. Por, për bavarezët ka edhe lajme të mira për ndeshjen e kthimit në Champions ndaj Real Madrid. Sipas gazetës së përditshme, prestigjiozet “Bild”, Robben dhe Alaba parashikohet të jetë të gatshëm për trajnerin. Futbollistët kanë kaluar dëmtimet dhe do të ndihmojnë skuadrën e tyre që të sigurojë finalen e Champions League, pavarësisht humbjes në shtëpi në shifrat 2-1. Kualifikimi do të jetë mjaft i vështirë për Bayernin, megjithatë lojtarët kanë besim se mund t’ia dalin edhe pse përballë do të kenë një nga ekipe më të mira të momentit, siç janë madrilenët.

Duke u kthyer te Boateng, dëmtimin dhe mungesa e gjatë e tij nuk është një lajm që ka shqetësuar vetëm stafin teknik, por edhe Kombëtaren e Gjermanisë. Kjo, pasi mesfushori mund të jetë deri ne gjashtë javës jashtë fushave dhe rrezikon të humbasë Kampionatin Botëror. Edhe në momentin që do të rikthehet të luajë në fushë do t’i duhet pak kohë që të arrijë formën e tij më të mirë dhe do të jetë shumë e vështirë që të vihet nën urdhrat e trajnerit të “pancerave”. Gjithsesi në ditët të vijim do të ketë një ide më të qartë për periudhën fikse që i duhet lojtarit për t’u rikuperuar. /EDS/

Incidentet në Liverpool, tifozët i bëjnë gropën Romës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Prill 2018 10:35
Dosja mbërrin në Nyon

Roma rrezikon të luajë pa tifozë për një vit në garat Evropiane dhe përveç kësaj pritet të marrë një gjobë të madhe që mund t’a dëmtojë ekonomikisht.

Raportet e incidenteve të ndodhura para ndeshjes Liverpool-Roma mes tifozëve, do të mbërrijnë sot në Nyon. Ultrasit verdhekuqë rrahën për vdekje një mbështetës të “The Reds”, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Dy prej tifozëve të skuadrës italiane u arrestuan si të dyshuar për rastin në fjalë, me akuzën tentativë për vrasje, ndërsa shtatë të tjera përfudnuan në pranga për trazirat e krijuara.

Klubi italian kërkoi ndjesë dhe shprehu keqardhje për incidentin e ndodhur, ndërsa nga ana tjetër UEFA ka theksuar që do të marrë masa të ashpra kundër individëve që shkaktuan përleshjen. Tifozët mund të rrezikojnë një dënim të rëndë pas ngjarjes së ndodhur në qytetin anglez. Siç shkruan “SportMediaset”, mund të dënohen me një vit mospjesëmarrje në Kupat e Evropës. Përveç kësaj, tifozët mund të humbasin ndeshjen e kthimit në stadiumin “Olimpico”. Por, Roma ka më shumë frikë nga dëmi ekonomik, një gjobë e rëndë do t’i shkaktonte shumë probleme.

Megjithatë, klubi kryeqytetas do të paraqesë mbrojtjen e tij, duke theksuar që përgjegjësinë për menaxhimin e situatës e kishte skuadra pritëse dhe se mungesa e kontrollit të policisë angleze ka shkaktuar trazirat. Më tej mund të shtojë edhe faktin që incidentet ndodhën jashtë dhe jo brenda stadiumit. Edhe pse Roma do të përpiqet që t’i shpëtojë sadopak dënimit, precedentët me siguri nuk e ndihmojnë dot. /EDS/

Ronaldo më i miri? Jo, jo, çmenduria bëhet për një tjetër!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 10:21

Cristiano Ronaldo shënoi një gol ndaj Bayern Munchen, por më parë portugezi e kish ndalur topin me dorë dhe për arbitrin e ndeshje nuk kishte dyshime se ishte i parregullt. Sulmuesi i Real Madrid protestoi në ato momente, por ishte e kotë. Në fakt pamjet filmike treguan qartazi se si fituesi i “Topit të Artë” e mori topin me dorë, por egoja e tij për të shënuar dhe fituar është e paimagjinueshme. Në minutat e fundit sulmuesi u pa të imitonte Etoo-në e Interit, duke u kthyer në gjysmëfushën e vet për të rikuperuar ndonjë top.

Por në fund të ndeshjes nuk vrapoi kush t’ia merrte atij bluzën. Ribery, edhe pse 35 vjecc, bëri një performancë mjaft të mirë dhe me përfundimin e ndeshjes në fushë zbriti një tifozë që “luftoi” për të pasur bluzën e tij. Forcat e sigurisë u vunë të gjithë pas djaloshit të ri, që ka kapur për fanelle francezin, duke dashur t’ia marrë atë. Përfundimi: i riu përfundoi edhe pa fanellën e vet.

Pas ndeshjes komplimente për sulmuesin anësor të Bayern Munchen pati edhet nga ana e Lucas Vazques, i cili kur u pyet se si ishte të tentojë të mbuloje francezin, ndër të tjera deklaroi: “Ndalimi i Ribery? Ishte me të vërtetë e komplikuar. Ai është një lojtar i mrekulleshëm, duket sikur është 25 vjecc, por me ndihmën e shokëve ishte më e lehtë për të luftuar kundër tij”.

Kishte edhe ndonjë tifoz tjetër, që hyri në fushë dhe ishte më paqësor. Mjafton një “selfie” për ta kënaqur dhe ai i është drejtuar dy futbollistëve të Real Madrid, mesfushorit Toni Kroos dhe mbrojtësit brazilian Marcelo. Fotoreporterëve normalisht nuk mund t’u humbnin këto pamje dhe me aparatet e tyre i kanë dokumentuar dhe po bëjnë xhiron e botës. /EDS/

 

Kahn sulmon Lewandowski dhe bën dallimin midis Bayern dhe Real

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 00:12
Ish-portieri kritikon

Ish-portieri i kombëtares gjermane Oliver Kahn është i zhgënjyer me performancën e e sulmuesit polak kundër Real Madridit dhe analizon ndeshjen. Bayern e humbi ndeshjen 1-2, ndërsa ishte në avnatazh 1-0, kundër kampionëve të Real Madridit. Kahn kritikon ashpër Robert Lewandowski për shanset e humbura. "Unë shoh se vetëm Lewandowski në këto ndeshje nuk mjafton", tha ish-portieri për sulmuesin më të mirë të bavarezëve, i cili ka shënuar deri më tani 39 gola në ndeshjet zyrtare këtë sezon. Kundër Real Madridit, Lewandowski doli duarbosh dhe ofroi një shfaqje që nuk ishte e mjaftueshme për Kahn: "Ai ka statusin që dëshiron, por këtë ai nuk e tregon në lojëra të tilla”. 48-vjeçari, nga ana tjetër, përgëzon Real Madridin me një kompliment të madh: "Me qetësinë dhe brutalitetin e tij Reali e ‘goditi’ Bayern, kjo është një cilësi e pabesueshme. Pas gabimit të Rafinha, Reali e ndëshkon me një nivel të klasit botëror. Çdo gjë përshtatet".

Kahn bën dallimin midis Bayern dhe Real Madridit: “Ishte thjesht ‘brutale’, Bayern nuk mund t'i shfrytëzonte shanset e tyre dhe pikërisht kjo e bëri diferencën midis dy skuadrave sonte". Megjithatë, Kahn ende beson në progresin e kampionëve të Gjermanisë në finalen e Champions: "Por ne kemi parë në sezonin e fundit se rezultati nuk do të thotë fund, Reali është paralajmëruar dhe e di sa të fortë janë Bayern". Në sezonin e fundit në këtë kompeticion “Los Blancos” fituan 2-1 në ndeshjen e parë në “Allianz Arena”, por më pas Bayern Munchen përmbysi gjithçka në Madrid, duke bërë që ndeshje të shkonte në shtesë. Aty madrilenët u treguan më të zotë dhe kalun në finale ku mposhtën Juventusin. Në krahasim me një vit më parë në këtë edicion Real Madridi është përballur me kundërshtarë shumë të fortë, deri tani ka eliminuar Paris SG dhe Juventusin (dy ekipe favorite për trofeun). /EDS/