Ujkani mbetet në elitën e futbollit italian… edhe për 2 muaj, rinovon me Torinon deri në fund të sezonit

26 Qershor 2020

Ish- portieri i Shqipërisë, Samir Ujkani ka rinovuar në moshën 31- vjeçare edhe për 2 muaj me Torinon.

Ai do të jetë pjesë e ekipit italian në Serinë A deri në përfundim të sezonit deri më 31 gusht dhe më pas do lihet i lirë.

31- vjeçari prej 2019 është pjesë e Torinos ku u transferua për të qenë zëvendësues i titullarit italian Salvatore Sirigu. Por edhe në pozitën e zëvendësuesit ka pasur rivalitetin e veteranit. Gjatë periudhës që ka qenë tek Torino, Ujkani ka pasur oferta nga Turqia por vendosi mos largohet.

Ai përfaqësoi për 6 vite kombëtaren e futbollit të Shqipërisë, por pasi Etrit Berisha mori vendin e titullarit, u largua me përfaqësuesen e Kosovën ku dhe u bë kapiten.

Ujkani ka një karrierë të gjatë nga Palermo në Itali tek Rizespor në Turqi para se të transferohej tek Torino. Kulmin e karrierës e pati tek Palermo dhe Novara ku ishte titullar i padiskutueshëm. Më pas vijoi aventurën në Serinë B.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com