Ujkani shpërthen për problemet me biletat: Nuk e meriton populli këtë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
10 Tetor 2018 21:56
Kapiteni i Kosovës falënderon tifozët për përkrahjen

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, nuk i ka kursyer kritikat për mënyrën e shitjes së biletave për ndeshjen kundër Maltës të vlefshme për Ligën e Kombeve. Sipas portierit të “dardanëve” organizimi i shitjes nuk funksionin siç duhet dhe populli nuk e meriton një mënyrë të tillë trajtimi.

Kur kanë dalë në shitje biletat për takimin Kosovë – Maltë, ka pasur radhë të gjata, shtyrje dhe incidente. Policia u detyrua të ndërhyjë, përdori spraj dhe gaz lotsjellës, e madje arrestoi edhe disa persona për prishje të rendit publik.

 “Ne kënaqemi shumë kur ka interesim të madh nga tifozët. Organizimi i shitjes së biletave nuk është në rregull, dhe populli nuk e meriton këtë trajtim. Duhet zgjidhje më e mirë. Po e shohim në Facebook se po shiten bileta në të zezë. Populli nuk e meriton ta blejë një biletë me vlerë 2 euro më shtrenjtë. Jemi të kënaqur me përkrahjen e tifozëve tanë. E duam Kosovën dhe duam përkrahjen e tifozëve që ta kemi gjithmonë. Dëshirojmë ta çojmë Kosovën sa ma lart”, tha Ujkani.

Ai më pas u ndal te sfida e radhës kundër Maltës.

 “Besoj se Malta vjen këtu për të marrë pikë siç ia ka bërë me Azerbajxhanin, duhet pasur kujdes. E dimë që jemi duke luajtur kundër një ekipi me shumë eksperiencë, mosha e tyre është më e lartë se e jona. Duhet pasur respekt e kujdes”, vazhdoi kapiteni kosovar.

Ujkani ka 5 takime që nuk pëson gol.

“Qëllimi im është gjithmonë të mos pësoj gola. Shpresoj që do të vazhdoj kështu. Me rëndësi është të shënojmë një gol më shumë se kundërshtari”.

Kosova ka grumbulluar 4 pikë në 2 takimet e para dhe është në krye të grupit.

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike