Unaza me 74 safirë e diamante për kampionët e NBA – FOTO

17 Tetor 2018

Të gjithë lojtarët e Golden State Warriors, kampionë në fuqi të NBA, kanë marrë nga një unazë speciale për të festuar dy titujt rresht që kanë fituar.

Steph Curry dhe Kevin Durant frymëzuan skuadrën në fitoren e parë sezonale kundër Oklahoma City Thunder dhe para ndeshjes, komisioneri i NBA, Adam Silver, dhe pronarët e Warriors, Joe Lacob e Peter Guber, i dhanë  lojtarëve dhe trajnerëve unazat për të përkujtuar fitoret fantastike kundër Cleveland Cavaliers.

Edhe pse ceremonia në vetvete është traditë në NBA, këtë vit pati një surprizë të pabesueshme për pjesëmarrësit. Unazat ishin të zbukuruara me safirë dhe diamante, të prodhuara në një nga argjendaritë më të mëdha në Beverly Hills në Los Angeles.

 

Për herë të parë, koka e unazës është e kthyeshme dhe në të mund të lexohet slogani “fuqia qëndron te numrat”. 74 gurët e çmuar janë aty për shkak të 74 fitoreve të arritura nga Warriors në sezonin e kaluar të NBA, ndeshjet e rregullta dhe playoff. Vetë unaza është e ndarë në dy gjysma, ku është shkruar numri i dhe emri i lojtarit, si dhe ura e San Franciscos dhe slogani “Vetëm ne”.

Sipas dizajnuesit të tyre, unazat janë të paçmueshme sepse janë shumë më tepër se sa bizhuteri, janë një pjesë e historisë së sportit./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan