Under në fokusin e Bayern dhe City, Roma ideon planin

12 Tetor 2018

Cengiz Under pas performancave të tij me Romën ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Evropës. Yllit turk i janë vënë pas Bayern Munchen, Arsenal dhe Manchester City. Under është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar të të gjithë Evropës pas shfaqjeve mbreslënëse në fushë. Ai u bashkua me Romën nga Basaksehir në verën e vitit 2017 për një tarifë prej 13.4 milionë eurosh, por tani ky çmim është katërfishuar. Verdhekuqtë do t’i ofrojnë një kontratë të re para janarit, ndërsa drejtuesit e Bayern Munchen po përgatisin një ofertë të madhe për të. Gjithashtu nga Premier League Manchester City dhe Arsenali po monitorojnë progresin e tij dhe e shohin si një opsion mjaft të mirë.

21-vjeçari është aktualisht lojtari me pagën më të ulët në ekipin e Romës dhe ai fiton vetëm një milion euro në sezon duke përfshirë bonuse. Marrëveshja aktuale përfundon në vitin 2022, por data nuk është shqetësimi ndërsa paga po. Fokusi i drejtuesve të klubit nuk është vetëm tek Under, ata po përgatisin edhe kontratat e reja për Edin Dzeko dhe Stephan El Shaarawy, me sulmuesin italian që do t’i dorëzohet një kontratë deri në vitin 2023 dhe një rritje të pagës së tij në 2.5 milionë euro në sezon. Dzeko është dashuruar pas Romës dhe Roma pas tij, ashtu si dhe familja e tij dhe verdhekuqtë duan t’i zgjerojnë marrëveshjen e tij deri në vitin 2021. Ndërsa paga e tij do të ulet nga ajo aktuale prej 4.5 milionë euro deri në 4 milionë euro, ndërkohë Roma mund ta bëjë atë edhe kapitenin e klubit së shpejti. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan