United gjen çelësin për blerjen e Lewandowski-t

Robert Lewandowski ndiqet prej kohësh nga Manchester United. Jose Mourinho e vlerëson së tepërmi futbollistin, për të cilin mendon se me Alexis Sanchez do të formojnë një dyshe sulmi të frikshme. Por klubi që ka në pronësi polakun, Bayern Munchen e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend që ta lërë atë të lirë.

Madje edhe nëse në arkat e klubit shkojnë 150 milionë euro. E megjithatë, anglezët nuk janë dorëzuar. Ka një mënyrë që ky transferim të kryhet. Te “Djajtë e kuq” luan Anthony Martial, një sulmues që gjermanët e akne ndjekur prej kohësh.

Ata kanë shprehur interes për të pasur shërbimet e tij por më parë, klubi anglez ka hezituar. Por tani situata mes lojtarit e klubit nuk është e mirë. Martial u gjobit me 180 mijë sterlina sepse nuk u paraqit në klub në kohën e duhur. Ai mungoi sepse u bë me fëmijë dhe e bëri të qartë se familja vjen e para. Gjithsesi edhe trajneri Jose Mourinho ka pakënaqësi me 22 vjeçarin.

United e lë të lirë sulmuesin nëse në arkat e klubit derdhen 79 milionë euro, ndërkohë që Bayern nuk do të paguajë më shumë se 56 milionë euro për kartonin e tij.

Vetë francezi nuk dëshiron që të largohet nga Premier League, pas lindjes së djalit të tij Sëan. Por United shpreson që ai të pranojë të shkojë në Munich, e në “Old Trafford” të vijë Lewandowski, për të cilin do të paguajë edhe një shumë shtesë parash. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, te Bayern nuk shqetësohen për largimin e polakut, e duhet që pikërisht ky i fundit të vendosë se çfarë do të bëjë.

Pak ditë më parë, trajneri i gjermanëve, Niko Kovac,tha se sulmuesi i tij nuk ikën. “Nuk ka asgjë të re me Robertin. Ai nuk do të ikë sepse është një sulmues i kalibrit të lartë. E vërtetë që ai dëshiron të ikë, por ai do një gjë, e ne duam diçka tjetër. Jemi Bayern dhe kemi një sulmues të madh. Nuk do të bindemi nga të tjerët. Roberti ka një kontratë. Ai do rrijë këtu sa më shumë të jetë e mundur. A do ndikojë vendimi te paraqitja e tij? Ai është profesionist, do bëjë punën e tij”, tha Kovac.

Edhe drejtori ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge , e bëri të qartë se polaku nuk do të shitet edhe nëse për të ofrohen 150 milionë euro. /EDS/

*******************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan