United i ofron kontratë të re Fellaini-t

Manchester United i ka ofruar kontratë të re Marouane Fellaini-t, i cili verën që vjen del lojtar i lirë.

Mesfushorit belg i përfundon kontrata me “Djajtë e kuq” verën që vjen, për këtë Jose Mourinho dëshiron me patjetër ta mbajë lojtarin në “Old Trafford”. Sipas “Daily Star” klubi anglez i ka ofruar një kontratës të re 30-vjeçari për 150 mijë paund në javë, 30 mijë paund më shumë se sa paga e tij aktuale.

“The Sun” zbuloi fillimin e këtij muaji se trajneri portugez ka biseduar me mesfushorin për nënshkrimin e kontratë së re. Sidoqoftë, ish-lojtari i Everton po kërkon që të luajë më shumë dhe po tërheq vëmendjen e ekipeve si PSG, Besiktas dhe Roma. Nëse Fellaini ikën, atëherë United mund ta zëvendësojë me Sergej Milinković-Savić të Lazio-s.