United i realizon dëshirën Mourinho-s, portugezi e mposhti Guardiola-n

20 Janar 2018

Më në fund Manchester United ka nënshkruar me yllin kilian Alexis Sanchez nga Arsenali. Sulmuesi u prit sot pasdite në terrenin e stërvitjes në “Carrington”. Kushtet e marrëveshjes që përfshijnë edhe shkëmbimin e Henrikh Mkhitaryan me Sanchez, u finalizuan këtë të shtunë në mëngjes, teksa ai do të udhëtojë drejt veriut të Mançesterit, para se të përfundojë vizitat mjekësore këtë mbrëmje.

Sulmuesi besohet se ka rënë dakort të firmosë një kontratë fitimprurëse për katër vite e gjysmë me vlerë rreth 450 mijë sterlina në javë. Stafi mjekësor i United ishte bashkë me ekipin në “Turf Moor” të shtunën pasdite, por kishin lënë takim me 29-vjeçarin pas ndeshjes. Sanchez i tha lamtumirë shokëve të tij të Arsenalit të premten pas stërvitjes me ta para ndeshjes së Premier League me Burnley. Në mënyrë të ngjashme, Henrikh Mkhitaryan me lotë në sy përshëndeti shokët dhe stafin e United teksa drejtohej në jug drejt Arsenalit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan