United kërkon një mbrojtës të Fiorentina-s

21 Tetor 2018

Manchester United është gati të paguajë 40 milionë paund për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit të Fiorentina-s, Nikola Milenkovic. Klubi italian ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë ofertë që nuk i afrohet shifrës që ata kanë vendosur për kartonin e lojtarit. Që do të thotë se do ta refuzojnë edhe ofertën e United, e cila është 10 milionë paund më pak.

Jose Mourinho e ka ndjekur lojtarin në ndeshjen që mbrojtësi zhvilloi me përfaqësuesen e tij Serbinë ndaj Malit të Zi në kuadër të Nations League. Tekniku portugez ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e lojtarit dhe po mendon që të dorëzojë ofertën te Fiorentina në merkaton e janarit për të marrë shërbimet e tij. Shefat e “Old Trafford” kanë mësuar se gara për 21-vjeçarin do të jetë e vështirë, pasi edhe Juventus ka shfaqur interes për të. Kështu, Fiorentina do të përfitojë që ta rrisë vlerën e kartonit të futbollistit serb. United do të shpresojë që mesfushori i tyre, Nemanja Matic të bindë bashkatdhetarin e tij që të pranojë ofertën e “Djajve të Kuq”.

Drejtuesit e United janë të kujdesshëm në dhënien e parave, pasi Mourinho shpenzoi 61 milionë paund për mbrojtësit Eric Bailly dhe Victor Lindelof, të cilët po luftojnë për një vend në formacionin titullar. United ka shpenzuar shumë gjatë verës së kaluar për të gjetur një mbrojtës qendre. Ata ishin pranë akordit me Yerry Mina-n e Barcelonës, por një mosmarrëveshje lidhur me pagesat e tjera bëri që ai të nënshkruante me Everton. /EDS/