United mund ta humbas Sanchon, ka bërë një ofertë qesharake për talentin anglez

11 Korrik 2020

Manchester United duhet ta dyfishojë ofertën për Jadon Sanchon, në të kundërtën nuk do të mund ta transferojë atë.

Djajtë e Kuq janë skuadra më e interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit anglez, por nuk kanë ofruar as shumën e përafërt që ka kërkuar Dortmundi për të.

Gjiganti gjerman Borussia Dortmund është gati ta lejoj largimin e yllit të tyre vetëm nëse paguhet shuma prej 120 milionë eurove.

Në anën tjetër United e ka bërë një ofertë për lojtarin, por që është vlerësuar si qesharake nga mediat gjermane.

Jadon Sancho. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Kampioni i shumëfishtë anglez ka ofruar vetëm 55 milionë euro për Sanchon dhe kjo ofertë është refuzuar.

Dortmund i ka dhënë ultimatum Unitedit që të ngritë ofertën, në të kundërtën do të shikojë ofertat e tjera për lojtarin.

BVB i ka dhënë përparësi Unitedit pasi klubi anglez ka një marrëveshje personale me Sanchon.

(Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Tani nën kampioni gjerman pritet që të shqyrtojë ofertat tjera për lojtarin, pasi klubet si Chelsea, Liverpool, Manchester City, Real Madrid e Paris Saint Germain gjithashtu janë në garë për anglezin.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Sancho të mbetet edhe më tej në Dortmund, me klubin gjerman që i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë prej 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan