United rrezikon gjobë për shkak të Cristiano Ronaldo-s

24 Tetor 2018

Manchester United rrezikon që të gjobitet nga UEFA. Dhe jo për shkak se për herë të dytë u vonua për të shkuar në stadium, por sepse pati dy raste gjatë dhe pas takimit të djeshëm ndaj Juves të humbur 0-1, ku u futën në fushë 3 persona duke thyer rregullat e sigurisë.

Pak pasi kishte nisur sfida, një person u fut në fushë dhe vrapo drejt lojtarëve të të dyja ekipeve me duart e vendosura në xhepat e pasim të pantallonave. Pak metra para futbollistëve ai u ndalua nga punonjësit e sigurisë. Ndërkohë që në fund të takimit, dy persona të tjerë arritën që të thyenin sigurinë dhe të shkonin te Cristiano Ronaldo, ku i kërkuan portugezit që të bënin një foto me të.

Kjo ishte hera e dytë që CR7 rikthehej në “Old Trafford”, stadiumin dhe klubin ku ai u bë i njohur që nga largimi në 2009. Zyrtarët e klubit janë në pritje të vendimit, ndërkohë që një tjetër shqetësim është një gjobë e dytë për vonesën e radhës në stadium. Për këtë pritet reagimi i UEFA-s. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme sportive nga vendi e bota në kohë reale nga futbolli dhe sportet e tjera.