United u tërhoq, një tjetër klub anglez jep 32 mln Euro për Yerry Mina

United u tërhoq, një tjetër klub anglez jep 32 mln Euro për Yerry Mina

Evertoni duket se ka rënë dakord për të blerë mbrojtësin Yerry Mina nga Barcelona për 32 milionë Euro, pasi Manchester United u tërhoq nga bisedimet. Kolumbiani ishte përforlur prej javësh si lojtari i zgjedhur nga “Djajtë e Kuq” për të përforcuar prapavijën, por tashmë duket se do të luajë me “Tofees”.

Ai do të bëhej lojtari i katërt që mbërrin këtë verë në “Goodison Park” pas blerjes së Richarlison, Joao Virgina dhe ish-shokut të skuadrës së Mina te Barca, Lucas Digne. Mina iu bashkua katalanasve në janar, por nuk mundi të luante më shumë se 6 ndeshje. Në Kupën e Botës ai ishte një ndër lojtarët më të spikatur të Kolumbisë, duke shënuar edhe tre gola, çka solli edhe interesimin e skuadrave të mëdha për të.

Por një ditë më parë, Manchester United u tërhoq nga bisedimet për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxherin e tij për tarifën që do të përfitonte ky i fundit nga transferimi. Gjithsesi, 23-vjeçari tashmë duket pranë Everton, ku do të ishte një lojtar i rëndësishëm për ambiciet e skuadrës së drejtuar nga Marcos Silva.

Evertoni e nis kampionatin këtë të shtunë duke udhëtuar për në fushën e Wolverhampton e më pas pret Southampton në shtëpi. Sezonin e kaluar, skuadra e dytë e qytetit të Liverpulit e mbylli në vend të tetë renditjen e Premier League dhe synimi është për të bërë shumë më mirë këtë vit./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.