Unitedi arrin në Australi për përgatitjet para sezonale, Lingard dhe Pogba përfshihen në përleshje verbale

08 Korrik 2019

Paul Pogba dhe Jesse Lingard janë përfshirë në një përleshje verbale pas arritjes së Manchester Unitedit në Australi për përgatitjet para sezonale.

Djajtë e Kuq zbarkuan në Perth pas një udhëtimi 16 orësh përpara sesionit të tyre të trajnimit të hënën.

Por, Unitedi ka shkaktuar një trazim të madh tek tifozët pas një video-je të ngarkuar në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Nothing like a walk to stretch the legs after a 16-hour flight 👌😊 #MUFC #MUTOUR pic.twitter.com/3jc4dfVNpx

— Manchester United (@ManUtd) July 8, 2019

Kjo pasi aty shihen francezi Pogba dhe anglezi Lingard teksa kanë një përleshje verbale me njëri-tjetrin.

Sipas mediave angleze, Pogba ndërroi fjalë me Lingardin e pakënaqur, teksa dëshironte t’i qëronte hesapet me të.

Did Lindelof just have to break up something between Pogba and Lingard?! 😳😅 I’ve slowed it down for a closer look. #mufc pic.twitter.com/LVSp4SaGZC

— Noelle Francisco (@Nfrancisco90) July 8, 2019

Ishte mbrojtësi suedez Victor Lindelof, i cili ndërhyri duke tërheq mesfushorin francez për të mos lejuar ndonjë konfrontim.

Përleshja verbale mes dyshes ka bërë që tifozët e Unitedit të nervozohen me komente në Twitter.

Going by Lingard's face looks legit.
Pogba is just desperate to leave.

— Jesus H Christ79 (@JesusHChrist79) July 8, 2019

Pogba looks like he’s about to fight Lingard at 0:11 before Lindelof calms him down. Can’t tell if it’s real or not though.

— Ryan. 🔴 (@Vintage_Utd) July 8, 2019

Ndryshe, skuadra e Ole Gunnar Solskjær do të nis turneun e tyre para-sezonal kundër Perth Glory më 13 korrik dhe Leeds Unitedit më 17 korrik.

Pas kësaj, Djajtë e Kuq do të udhëtojnë në Singapor për të luajtur ndaj Interin më 20 korrik, ndaj Tottenham Hotspur në Kinë më 25 korrik, Kristiansund më 30 korrik në Norvegji dhe AC Milan në Cardiff më 3 gusht. /Telegrafi/

Did I just see Lindelof break up soemthing between Pogba and Lingard 👀👀

— Alex Borinstein (@borinstein_alex) July 8, 2019

Wow, yeah I just saw it. Judging by body language it looks like Lingard told Pogba, "Come at me!!!" and Pogba was just about to do something before Lindalof jumped in.

— The Rambler (@TheRambler14) July 8, 2019

www.telegrafi.com