Unitedi detyrohet t'i paguajë Sanchezit edhe 15 milionë euro

15 Maj 2019

Pasi e mbylli sezonin në vendin e gjashtë të Ligës Premier, Manchester Unitedi po përballet tani me disa lojtarë që nuk kanë luajtur edhe shumë, e që kërkojnë kompensim për këtë gjë.

Alexis Sanchez ka dështuar ta tregojë veten që nga transferimi i tij në Old Trafford nga Arsenali, andaj nuk ka luajtur rregullit në këtë sezon, ndërsa mund t’i përfitojë 15 milionë euro.

Kiliani ka përfituar 550 mijë euro pagë në javë te Manchester United, por në kontratën e tij bëhet e ditur se ai duhet të luajë pjesën më të madhe të ndeshjeve në një sezon, ose duhet të kompensohet me 15 milionë euro.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Sanchez ka arritur të shënojë vetëm një gol në këtë sezon, Djajtë e Kuq e duan shitjen e tij qysh në afatin e verës, ndërsa ai mund të kalojë te PSG-ja ose Inter.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Alexis Sanchez

Ole Gunnar Solskajer i ka bërë me dije kilianit se nuk është në planet e tij, andaj në verë e dëshiron shitjen e tij, në mënyrë që të ketë një buxhet edhe më të madh për transferimet që do t’i bëjë në verë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan