Unitedi dhe Arsenali në garë për Zahan

20 Prill 2019

Wilfried Zaha ka futur në ‘luftë’ dy klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedin dhe Arsenalin.

26-vjeçari anglez e ka pranuar kohëve të fundit se ai është i etur për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Këto deklarata të tij kanë lënë të kuptohet se ai mund të jetë në kërkim të një largimi nga Crystal Palace.

Djajtë e Kuq dhe Arsenali po monitorojnë situatën me yllit të Crystal Palace dhe mund të kemi një transferim të tij.

Zaha njihet për driblimet e tij të shpeshta (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas Daily Mail, të dy klubet e mëdha angleze janë të interesuara për të nënshkruar këtë verë me këmbëshpejtin anglez.

Ndryshe, Zaha në këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe tetë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan