Unitedi dhe Liverpooli kanë më shumë tifozë në Londër sesa në qytetet e tyre

21 Janar 2020

Manchester Unitedi dhe Liverpooli kanë më shumë tifozë në Londër sesa në qytetet tjera. Këto të dhëna i ka nxjerrë një studim i ri.

Me dekada të tëra ka qenë një shaka se tifozët e Unitedit janë të gjithë ‘jugorë’, mirëpo duket se nuk është aspak ashtu.

Djajtë e Kuq dhe Liverpooli kanë më shumë tifozë në kryeqytet sesa në zonat tjera. Sipas Casumo, Unitedi i ka 1.44 milion tifozë nga qyteti i Mançesterit, ndërsa në Londër i ka plot 2.18 milionë tifozë (740.000 më shumë sesa nga qyteti i vet).

Në qytetin e Liverpulit, Redsat kanë 677.000 mbështetës, kurse në kryeqytet 893.000 sosh (226.000 më shumë). E ngjashme është situata edhe me Manchester Cityn që ka 512.000 tifozë në qytetin e vet, ndërsa 637.000 mbështetës i ka në kryeqytet (125.000 më tepër).

Në ndërkohë, raporti njëherësh ka nxjerrë se Arsenali është klubi me më së shumti tifozë në Londër, me 2.46 milionë. Kjo shifër është thuajse sa dyfishi i tifozëve të Chelseat, të cilët në kryeqytet janë 1.46 milion.

Tottenham Hotspur është shumë prapa rivalëve me 652.000 tifozë në kryeqendër. /Telegrafi/

Tifozët e gjashtë ekipeve të mëdha angleze në qytetet e tyre dhe në kryeqytet (Foto: The Sun)

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan