Unitedi e sheh Hudson-Odoin si alternativë të Sanchos

25 Mars 2020

Manchester Unitedi mund t’i drejtohet anësorit sulmues të Chelseat, Callum Hudson-Odoi nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Jadon Sancho.

Unitedi ka ndjekur me muaj me radhë yllin e Borussia Dortmundit, Sancho, me shpresën për të siguruar një marrëveshje transferimi gjatë verës.

Por, Djajtë e Kuq kanë frikë se Dortmund do t’i privojë ata nga një marrëveshje duke kërkuar një tarifë të tepruar për 19-vjeçarin.

Lexo po ashtu: Unitedi në kontakt me agjentin e Jadon Sanchos

Sipas mediumit britanik Star Daily, Hudson-Odoi mund të jetë një alternativë e Sanchos për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

19-vjeçari nuk ka luajtur aq sa do të donte nën urdhrat e Frank Lampardit pasi nënshkroi një marrëveshje të re pesë-vjeçare me klubin londinez.

Sidoqoftë, çdo marrëveshje për Hudson-Odoi do t’i kushtonte gjithashtu shumë  Unitedit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com