Unitedi fiton me rezultat bindës dhe kalon në rrethin tjetër të FA Cup

26 Janar 2020

Manchester United ka kaluar në 1/8 e finales në FA Cup, pasi ka mposhtur 6-0 Tranmeren.

Vetëm në pjesë të parë, Djajtë e Kuq arritën që t’i shënonin pesë gola, për t’i dhënë kështu fund dilemës së fituesit.

Brenda gjashtë minutash, Unitedi shënoi tri gola me anë të , Harry Maguires (10’), Diogo Dalot (13’) dhe Jesse Lingard (16’).

Tranmere vs Manchester United (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Më pas Phil Jones po ashtu arriti të futej në listën e realizatorëve, duke shënuar në minutën e 41-të me një asistim të Andreas Pereiras.

Para se të përfundonte 45 minutëshi i parë, Anthony Martial (45’) shënoi për 5-0 me një asistim të Luke Shaw.

Tranmere vs Manchester United (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi sërish më mirë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që arritën të shënonin edhe një herë.

Ishte Mason Greenwood që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 56-të, për rezultatin 6-0, e që në fund doli të ishte përfundimtar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan