Unitedi ia paguan Mourinhos mbi 16 milionë euro kompensim, portugezi i lirë të gjej skuadër të re

10 Janar 2019
Unitedi ia paguan Mourinhos mbi 16 milionë euro kompensim, portugezi i lirë të gjej skuadër të re

Jose Mourinho dhe Manchester Unitedi kanë arritur marrëveshje kompensimi pas shkarkimit të trajnerit portugez.

Trajneri portugez u shkarkua para rreth një muaji nga Djajtë e Kuq pas rezultateve jo të kënaqshme.

Në vend të Mourinhos në stolin e klubit nga Old Trafford erdhi trajneri portugez, Ole Gunnar Solskjaer, i cili deri më tani ka pesë fitore nga po kaq ndeshje.

Lexo po ashtu: Mourinho në këtë janar te Real Madridi, ia kërkon Perezit dy yjet e Interit

Megjithatë, shkarkimi i Mourinhos i ka kushtuar jo pak klubit anglez, i cili u desh të paguante kompensim për kontratën e portugezit.

Jose Mourinho (Getty Images)

Sipas mediumit anglez Daily Mail, Unitedi e ka lënë Mourinhon të lirë të kthehet në menaxhim të ndonjë skuadre pasi ka paguar paketën e plotë të kompensimit.

Ky medium raporton se drejtuesit e Unitedit i kanë paguar Mourinhos plot 15 milionë funte apo 16.6 milionë euro kompensim për prishjen e kontratës.

Lexo po ashtu: Mourinho refuzon ofertën e Benficas

Fakti se ai është kompensuar, e lë atë të lirë të kthehet në ndonjë skuadër, por mediumi britanik pohon se Mourinho nuk është kontaktuar nga Real Madridi për një kthim në klub në ditët e fundit.

Mourinho gjithashtu është lidhur me stolin e Interit, ndërsa Benficën e ka refuzuar para disa ditësh. /Telegrafi/

www.telegrafi.com