Unitedi ka gati ofertën e lartë për Dembelen

25 Maj 2019

Manchester United duket se po përgatitet të mbetet pa sulmuesin belg Romelu Lukaku.

E ardhmja e belgut do të jetë në Serie A, ku Interi është skuadra që po këmbëngul për transferimin e tij.

E duket se Djajtë e Kuq kanë gjetur zëvendësimin e Lukakus dhe do të vije nga kampionati francez Ligue 1.

Sulmuesi i Lyon, Moussa Dembele është objektivi i Unitedit për repartin ofensivë.

Lexo po ashtu: Manchester United

Sipas asaj që ka raportuar goal.com, Manchester United ka gati një shumë prej 45 milionë euro për transferimin e Dembeles në Old Traford.

22-vjeçari ka pasur një vit mjaftë të mirë te Lyon ku në 48 ndeshje zyrtare ka shënuar 22 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Dembele ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023, por dëshira e tij është t’i bashkohet Manchesterit dhe nuk pritet që klubi francez t’i shkaktojë probleme. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan