Unitedi në kontakt me agjentin e Jadon Sanchos

24 Mars 2020

Manchester Unitedi e ka kontaktuar agjentin Jadon Sanchos në dy muajt e fundit – raporton The Sun.

Gazetari Fabrizio Romano thotë se Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur që ta transferojë anësorin e Borussia Dortmundit gjatë afatit kalimtar veror.

Për shkak të krizës së coronavirusit kontaktet me klubin gjerman kanë qenë të vështira, mirëpo Unitedi është i bindur se mund të arrijë marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit.

Jadon Sancho (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Djajtë e Kuq kanë pasur kontakte me agjentin e tij që nga muaji janar, por do të kenë konkurrencë të shumë klubeve tjera për të siguruar shërbimet e tij.

Lexo po ashtu: Terry i kërkon Chelseat ta transferojë Sanchon

Përfaqësuesi i Anglisë ka qenë në formë fantastike këtë sezon në Bundesliga duke shënuar 14 gola në 23 paraqitje. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan