Universiteti i Padovas zbulon sëmundjen që i mori jetën Astori-t

Universiteti i Padovas zbulon sëmundjen që i mori jetën Astori-t

Është një sëmundje e heshtur dhe e padukshme ajo që fshihet pas vdekjes së Davide Astori-t, kapitenit të Fiorentina-s që u gjet i vdekur në hotel më 4 mars të këtij viti për shkak të dridhjeve që i kishin pushtuar trupin. Sipas një vlerësimi të kryer nga Universiteti i Padovas, bëhet fjalë për një sëmundje të fshehur në gradë për të goditur papritur dhe në 20% të rasteve mund të mos lërë gjurmë të qarta. Si në rastin e Astori-t.

Ekspertiza e re, e kërkuar nga Prokuroria e Firences për të kuptuar nëse Astori mund të ishte shpëtuar, u sigurua nga Universiteti i Padovas, i specializuar në kërkimet patologjike. Siç raporton “Il Corriere della Sera”, janë analizuar rreth 800 raste të ngjashme të vdekjeve të të rinjve nën 35 vjeç.

“Njëqind janë sportistë” shpjegoi anatomopatologia Cristina Basso e Departamentit të Shkencave Kardiologjike, Torakale dhe Vaskulare. Dhe për këto vdekje shkaku është pikërisht kardiomopatia artimagjene, sëmundje e trashëgueshme që vret një në katër sportistë. Të rinjtë që vuajnë nga kjo sëmundje, sporti iu shton riskun për të vdekur.

Ekspertiza, megjithatë, nuk iu jep prokurorëve qartësi për të marrë përgjegjësitë e duhura, për këtë arsye hetimi mbetet i hapur. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.