Ushqimet e nevojshme për një kujtesë të fortë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Dhjetor 2017 11:46
Produktet që duhet të hani për një kujtesë të fortë

Vuani nga kujtesa, nuk kujtoheni dot në momente të caktuara dhe kjo ju nervozon? Sigurisht, një numër i konsiderueshëm në botë vuajnë nga harresa. Është e rëndësishme që të ushqeheni mirë, të hani produktet e duhura për të pasur një kujtesë të fortë.

Disa nga ushqimet që ju ndihmojnë në rifreskimin dhe forcimin e kujtesës janë këto:

Arrat

Ndihmojnë për fuqizimin e trurit pasi përmbajnë sasi të larta të omega-3 krahasuar me ushqimet e tjera. E cila ka efekt mbrojtës për trurin dhe rrit aftësitë njohëse dhe kujtesën, rrit rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut në tru duke parandaluar inflamacionin.

Domatja

Edhe domatja nxit fuqinë e trurit pasi është bimë antioksidantësh. Është e pasur me lykopenë dhe ndihmon njerëzit të kenë kujtesë të fortë dhe më të mprehtë. Në rast se e shoqëroni me sallatë, omëletë apo gjellë do të jetë edhe më efektive.

Çokollata e zezë

Të gjithë besoj keni dëgjuar se çokollata e zezë është një nga ushqimet më të mira me antioksidantë. Ajo përmban flavonoide që ndihmojnë rritjen e qarkullimit të gjakut në tru. Kafeina që përmban ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës.

Çokollata e bardhë

Edhe ajo ka veti të mira për kujtesën, sidomos kur e shoqëroni me qumësht.

Të tjera produkte me rëndësi që duhet ti konsumoni për të ndihmuar trurin që të jetë i freskët dhe të grumbullojë siç duhet informacion, janë edhe spinaqi, pasi përmban lëndë ushqyese me rëndësi si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në parandalimin e shkatërrimit të trurit.

Boronica ka veti që ta mbajë trurin të freskët dhe të shëndetshëm edhe në moshë të vjetër. Ashtu edhe brokoli dhe salmoni i egër. Ky i fundit ndihmon më shumë në parandalimin e sëmundjes së alzajmerit.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike