Ushqimet që ju duhen për forcimin e kockave

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Dhjetor 2017 11:16
Këshilla, çfarë të hani për të pasur një fizik të fortë

Shëndeti është më me rëndësi së gjithçka për të gjithë. Ndaj, që të kemi shëndet të mirë dhe kocka të forta duhet që të ushqehemi mirë. Për këtë iu këshillojmë që të lexoni dhe vini në zbatim “menynë” më të mirë për të pasur një fizik të fortë pa probleme.

Dy nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për forcimin e kockave janë kalciumi dhe vitamina D.

Kalciumi forcon strukturën e kockave dhe dhëmbëve, ndërsa vitamina D përmirëson absorbimin e kalciumit dhe rritjen e kockave.

Këto lëndë ushqyese janë shumë të rëndësishme në fazat e para të jetës, por mund t’ju ndihmojnë edhe ndërsa plakeni. Nëse prekeni nga osteoporoza, një sëmundje që karakterizohet nga kocka të brishtë dhe të thyer, marrja mjaftueshëm e kalciumit dhe vitaminës D mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes dhe parandalimin e frakturave.

Personat nën 50 vjeç duhet të marrin 1000 ml kalcium dhe 200 IU vitaminë D në ditë. Ndërsa ata mbi 50 vjeç duhet të marrin 1,200 ml kalcium dhe 400-600 IU vitaminë D.

Nëse konsumoni disa nga ushqimet që ju kemi renditur më poshtë mund të merrni lëndët e mësipërme ushqyese.

Kosi

Shumë njerëz e marrin vitaminën D nga ekspozimi në diell, megjithatë, edhe disa ushqime të caktuara, si kosi, janë të pasura me këtë vitaminë.

Nga një filxhan kos mund të merrni 20% të vitaminës D të rekomanduar çdo ditë dhe 30% të kalciumit.

Qumështi

Ka një arsye përse imazhi në kutitë e qumështit është gjithmonë një fëmijë:  kjo lëndë ushqyese është më e rëndësishme për rritjen dhe forcimin e kockave të fëmijëve.

Djathi

Një tjetër produkt i qumështit është gjithashtu i pasur me kalcium. Vetëm 40 gramë djathë përmbajnë më shumë se 30% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për kalciumin.

Sardelet

Këta peshq të vegjël kanë nivele të larta si të vitaminës D ashtu edhe të kalciumit.

Veza

Edhe pse vezët përmbajnë 6% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për vitaminën D, janë një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për ta marrë atë.

Salmon

Salmoni njihet për përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore omega 3, lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për zemrën, megjithatë  3 racione salmon përmbajnë më shumë se 100% të sasisë së vitaminës D të rekomanduar çdo ditë. Prandaj konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat.

Spinaq

Nuk e pëlqeni bulmetin? Spinaqi mund të jetë një zgjidhje e mirë për të marrë kalciumin. Një kupë me spinaq të gatuar përmban pothuajse 25% të sasisë së kalciumit të rekomanduar çdo ditë, plus fibër, hekur dhe vitaminë A.

Peshku tuna

Tuna, një tjetër peshk i yndyrshëm, është gjithashtu  një burim i mirë i vitaminës D. 85 gramë peshk tuna përmbajnë 154 IU, ose rreth 39% të dozës së rekomanduar çdo ditë të vitaminës D.

Kurat më të mira për të larguar dhimbjen e fytit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 17:07
Ndiqni këshillat dhe shikoni rezultatet

Shpesh here ndodh që të keni probleme me fytin dhe kjo iu bezdis. Mirëpo, gjithmonë ka një zgjidhje për të larguar dhimbjen, pa pasur nevojë që të përdorni medikamente. Madje, shumë më të efektshme janë kurat popullore për raste të tilla. Më poshtë lexoni disa nga metodat më të efektshme për t'a shpërlarë dhe qetësuar fytin.

Së pari, merrni një limon, shtrydheni për një lugë të vetme gjelle dhe hidheni në një gotë me ujë të vakët. Limoni ndihmon që të dezinfektojë bakteret dhe viruset.

Mënyra e dytë është edhe përdorimi i xhenxhefilit e mjaltë dhe limon. Merrni një lugë xhenxhefil pluhur hidheni në një gotë boshe, të cilës shtojini një lugë lëng limoni dhe në fund hidhni mjaltin. Përziejeni dhe pastaj pini nga një gëllnjëkë të cilën mbajeni në gojë për 10 deri në 15 sekonda.

Së treti, një mënyrë tjetër shumë tradicionale është edhe  kripa me ujë.  Në një gotë me ujë të ngrohtë hidhni 1/4 e kripës dhe përziejeni mirë. Pasi t'a keni përzier mirë shpërlani fytin me të, por mos e kaloni poshtë. Do të shikoni se sa shumë efektiv është.

Nëse përveç dhimbjeve në fyt, keni edhe kollë, uthull molle me kripë është kura e duhur që t'i largoni të dyja këto. Dy lugë uthull molle dhe një gjysmë lugë kripë, hidheni në një gotë të ngrohtë dhe shpërlani gojën. Edhe këtë mbajeni 10 deri në 15 sekonda. Bëjeni tre-katër herë brenda ditës dhe do të shikoni se si do të largohet edhe kolla dhe dhimbja në ditët në vijim. /EDS/

Terapi për këmbë të bukura dhe të buta

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 17:16
Ndiqni këshillat e mëposhtme

Këmbët janë ndoshta pjesa më e rëndësishme dhe tërheqëse e trupit për femrat. Për këtë, ato duhet të kujdesen sistematikisht që të kenë këmbë të buta dhe të bukura që të mund të veshin këpucët apo sandalet, me fustanet e preferuara në të nxehtin e verës. Nëse edhe ju doni që të keni këmbë të buta dhe të ndiheni rehat me veshjen tuaj, ndiqni këtë procedurë dhe do të shikoni ndryshimin.

Hidhni 3 lugë sodë buke në 3-4 litra ujë, mund të shtoni pak kripë, e cila ndihmon në largimin e papastërtisë dhe vendosni këmbët për 15-20 minuta. Më pas vazhdoni që t'i fërkoni thembrat e këmbëve me furçën apo gurin e posaçëm. Pasi t'a keni bërë këtë, vendosni pak vazelinë dhe para se të flini vishni çorape pambuku. Bëjeni këtë procedurë tre herë në total brenda dy-tre javësh dhe do të vini re ndryshimin.

Soda e bukës ka veti antiseptike dhe ndihmon në zbutjen e pores së krijuar tek këmbët. Nuk është e kushtueshme, nuk keni nevojë për të blerë kremra, por mjafton t'a praktikoni në shtëpi këtë procedurë dhe do të shikoni sa të buta dhe të bukura do të ngjajnë këmbët tuaja. Atëherë mund të vishni këpucet që dëshironi, pas pasur frikë se do t'ju vrasin apo nuk do të ndiheni rehat me to.

 Një tjetër lloj terapie është edhe ajo e uthull.

Merrni një legen dhe hidhni një gjysmë gotë uthull të bardhë dhe vendosni këmbët. Nëse keni kallo në këmbë, merrni një pambuk hidhni në të pak lëng limoni dhe masazhoni në mëngjes, ndërsa kundër morthit, vendosni kompresa, në të cilat hidhni lëngun e gjetheve të arrave. Pasi t'i keni zier, lini ujin sa të bëhet i vakët dhe merrni lyeni këmbët. Por, nëse keni në fund të ditës keni këmbët e fryra dhe ju dhëmbin, vendosni në to disa feta patatesh, pasi kanë efekt thithës. Pastaj, merrni një legen me ujë të vakët dhe hidhni dy grushte me kripë të ashpër dhe fërkojini ngadalë. Mbajini në ujin e vakët për 20 minuta dhe më pas thajini me peshqir dhe do të shikoni sa të lehta do t'i ndieni. /EDS/

Doni të ndiheni të bukura? Kujdesuni për flokun tuaj

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 17:09
Këshilla si të keni flokë të shëndetshëm

Flokët e gjata dhe të shëndetshme janë pjesa më e rëndësishme e bukurisë së një femre. Gjithmonë femrat me flokë të gjata dhe plot shkëlqim kanë tërhequr vëmendjen e meshkujve dhe jo vetëm. Ndaj edhe në ditët e sotme, shumë femra mundohen me maska të ndryshme që të rrisin flokët apo vendosin ekstejshen. Mirëpo, për të pasur një flok të gjatë dhe të shëndetshëm duhet që t'a trajtosh. Të kujdesësh për flokun tënd është një mënyrë e mirë që të ndihesh mirë edhe me veten tënde. Femrat vuajnë me flokët e tyre, pasi ato rriten më ngadalë se meshkujve, për këtë tregojnë më shumë kujdes dhe vëmendje.

Secili prej nesh ka 100 000 mijë fije floku mesatarisht dhe rriten afërsisht 12 cm në vit.

Për të pasur flokë të shëndetshme dhe të bukura duhet që të kujdeseni për to në këtë mënyrë:

- Mos i kapni gërshet flokët kur ende i keni të lagura nga dushi apo në plazh

- Mos përdorni shumë bojëra, mundohuni t'i shmagni dekolorantët pasi janë tepër të dëmshëm për flokun tuaj

- Prisni rregullisht flokët e dëmtuar, pasi mund t'ju parandalojnë rritejn

- Masazhoni lëkurën e kokës ( është një formë shumë e mirë për ushqyerjen e rrënjëve)

- Mundohuni të mos i lani shpesh, pasi i dëmtoni dhe do t'ju bien

- Përdorni kremra, maska dhe balsam, nëse dëshironi që t'i keni të shëndetshme dhe të buta. Nëse i trajtoni flokët do të shikoni ndryshime të mëdha në vijim, pasi floku fillon të ushqehet dhe të rritet më i shëndetshëm dhe i shndritshëm.

- Mos i krihni kur i keni të lagura dhe mos i pjastroni shpesh, përndryshe përdorni spraj që e mbron flokun nga nxehtësia.

- Para dhe pas dushit është mirë që të lyeni majat me kristalin /EDS/

Dhimbja e qafës dhe faktorët që e shkaktojnë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
19 Prill 2018 16:32
Si t'a parandaloni

Vuani shpesh nga dhimbja e qafës dhe nuk dini se si t'a largoni? Ka gjithmonë disa mënyra përveçse medikamenteve që iu ndihmojnë të qetësoheni pas një dhimbjeje që po iu mundon shumë. Dhimbja e qafës vjen si pasojë e pozicionit të papërshtatshëm të qëndrimit në këmbë apo ulur qofshi. Mbajtja e takave apo dhe pozicioni ulur në karrige para kompjuterit janë faktorët kryesorë që ua shtojnë dhimbjen e muskujve të qafës.

Ju ndodh që të ndiheni të bllokuar nga të dy anët dhe nuk ju duket sikur nuk arrini dot të lëvizni dot. Kur keni qafen e ngrirë, dhimbja është edhe më e madhe. Zakonisht kjo dhimbje vjen si pasojë e një kontraktimi apo nervozimi. Madje, qëndrimi i tepërt në kompjuter ka bërë muskujt e qafës të bllokohen për shkak të pozicionit që ju mbani dhe dhimbja sa vjen dhe shtohet. Më pas jeni të detyruar që të pini qetësues, por kjo nuk është zgjidhja më e mirë. Për të evituar medikamentet është mirë që të bëni ushtrimet e duhura që do t'iu lirojnë dhimbjen.

Tjetër faktor që ndikon shumë tek dhimbja e qafës është artroza dhe hernia diskale. Muskujt nuk ushtrohen dhe mpihen, ndonjëherë ngrihen dhe doza e dhimbjes shtohet.

Si mund ta parandaloni?

"Shpatullar para dhe gjoksi jashtë" - është një shprehje që vlen akoma në ditët e sotme. Një qëndrim dhe pozicionim korrekt është gjithmonë në të mirë të qafës dhe shëndetit tuaj. Zgjidhni një karrige të përshtatshme në zyrën ku punoni. Këmbët duhet të qëndrojnë në dysheme ndërsa kurrizin mbështeteni në karrige.

Hiqni dorë nga përdorimi i telefonit gjatë kohës që qëndroni në krevat para se të flini, apo edhe kur jeni ulur në divan. Aparatët celularë janë shumë të dëmshëm jo vetëm për qafën por edhe për sytë. Pasi qëndrimi në telefon shkakton shumë dhimbje dhe ngrirje të muskujve të qafës që më pas iu bëjnë të ndiheni të bllokuar. Bëni ushtrimet që ju këshillojnë fizioterapistët gjatë momenteve të punës. Nëse punoni për një kohë të gjatë në kompjuter, është mirë që të bëni lëvizjet e duhura të qafës që të mos ndiheni të bllokuar.

Të tjera këshilla për të parandaluar dhimbjen e qafës

-Mos ngrini pesha

-Mos dilni nga shtëpia me kokë lagur

-Mos e ngarkoni njerën dorë me pesha dhe tjetrën ta lini lirshëm

-Merruni me sport

-Bëni ushtrimet që fizioterapistët ju kanë këshilluar

-Mbani pozicionin e duhur në PC