Ushtrimet dhe ushqimet që ju ndihmojnë të jeni më të gjatë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Dhjetor 2017 13:51
Këshilla si të bëheni më të gjatë

Jeni të shkurtër dhe ndonjëherë keni komplekse ndaj personave që janë më të gjatë se ju. Ka gjithmonë një zgjidhje në jetë për gjithçka. Edhe për ata që janë të shkurtër. Ndiqni këshillat e mëposhtme dhe do të shihni përmirësimin e fizikut tuaj dhe gjatësisë.

Së pari, një nga elementet më kryesorë është ushqimi. Hani siç duhet. Sigurohuni që ushtrimet ti shoqëroni me një dietë të shëndetshme. Duhet të konsumoni sa më shumë proteina. Hani arra, fara, fasule, peshk dhe mish.

Duhet me patjetër të merrni Vitaminën D në mënyrë që muskujt tuaj dhe kocka të rriten siç duhet. Këtë vitaminë e gjeni te peshku, veza dhe kërpudha, si dhe ushqime të tjera të sofistikuara me vitamina D si drithërat.

Megjithatë, shumica dërrmuese e vitaminës D vjen nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Vetëm 15 minuta në ditë në diell mund të siguroheni që keni marrë mjaftueshëm Vitaminë D.

Ndihmoni kockat tuaja të rriten duke ngrënë shumë kalcium, për këtë duhet të konsumoni produktet e qumështit dhe perimet jeshile.

Uji

Pini shumë ujë. Duhet të paktën të konsumoni 6 deri në 8 gota ujë në ditë. Uji i pijshëm do ta mbajë trupin tuaj të shëndetshëm në mënyrë që të rriteni siç duhet.

Gjumi

Flini mjaftueshëm. Duhet të bëni të paktën nëntë orë gjumë nëse jeni nën 18-vjeç. Trupi juaj rritet më shumë kur ju jeni në gjumë. Kur flini pa ndërprerje 8-9 orë do të jetë më efektive.

Ushtrimet e nevojshme

Palestra është një nga mënyrat më të mira për t’u rritur, kjo vjen falë ushtrimeve që instruktori ju këshillon ti bëni rregullisht dhe të sakta.

Mbani qëndrimin drejt kur punoni apo edhe kur mësoni. Është e rëndësishme që postura e trupit duhet të jetë e drejtë që mos të ketë probleme në rritje. Kështu ju lejon të rriteni edhe më shumë.

Noti është një nga sportet më të mira që këshillohet për të gjithë ata që duan të rriten dhe jo vetëm. Pasi të ndihmon të kesh një fizik të shëndetshëm dhe tejet të mirë.

Shmangni substancat e ndryshme që janë të ndaluara pasi pengojnë në rritjen tuaj. Mos  konsumoni, duhan, alkool apo asteroide.

Si të mbani shëndetshëm mëlçinë tuaj

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Korrik 2018 16:40
Konsumoni këto ushqime

Mëlçia ka një funksion të veçantë në organizmin tonë, pasi filtron gjakun, shpërbën yndyrat, prodhon enzima dhe çliron energji. Ajo është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizmin tonë. Ndryshe ajo është quajtur si baza e çdo procesi të metabolizmit. Problemi më i madh që prek mëlçinë janë toksinat të cilat dëmtojnë funksionet e saj dhe ngadalësojnë procesin e rënies në peshë. Ky problem e bën të vështirë metabolizmin e yndyrave.

Mjekët këshillojnë të bëni një kurë e cila ndihmon në shëndetin e mëlçisë ose të konsumoni ushqime të cilat janë në të mirë të saj, si për shembull: Perimet, si brokoli, barishtet, lëngu i panxharit, arrorët (të cilat janë të pasura me vitaminën E), vaji i ullirit dhe peshku. Këta të fundit janë shumë të mirë për mëlçinë, pasi kanë një nivel të lartë yndyre dhe ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrave të rrezikshme. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Çfarë e shton dozën e dhimbjes te personat që vuajnë nga reumatizma

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Korrik 2018 16:53
Nuk është moti i keq!

Shpesh herë personat që vuajnë nga reumatizma fajësojnë ndryshimin e klimës, ardhjen e motit të keq për dhimbjet që i shtohen në trupin e tyre. Por, sipas studimeve të bëra rezulton që klima atmosferike u është kliniksht domethënëse. Por, është një faktor tjetër që shkakton këtë dhimbje të madhe tek ju, i cili është stresi. Nëse niveli i stresit dhe gjendjes së mërzisë është i lartë tek ju, aq më shumë do të ndieni dhimbjet në trupin tuaj. Pasi këto dy faktorë kanë një ndikim të madh në shpërthimin e simptomave të artritit dhe reumatizmës.

Pra, kjo do të thotë që sa më shumë të mërzitur të jeni aq më shumë ju dhëmbin kockat.

Për të larguar stresin ka metoda të shumta, të cilat ua kemi treguar edhe më parë në përmes artikujve të caktuar në sajtin tonë, te rubrika e shëndetit.

Vrapi, palestra apo dhe xhirot në një ambient të gjelbëruar, të qetë iu ndihmojnë që të përmirësoni gjendjen tuaj psikologjike dhe shëndetësore.

Në momentet që keni stres dhe ndiheni tejet të mërzitur, mundohuni të merrni frymë thellë dhe të flisni me qetësi me vetën tuaj.

Një tjetër mënyrë për të larguar stresin dhe ngarkesën që keni në vete, mundohuni që të bashkëbisedoni me miqtë tuaj më të afërt apo kolegët për problemin që ju shqetëson. Gjithmonë ka një zgjidhje, nëse nuk e gjeni dot nga vetja, me siguri ndihma e miqve do t'ju bëjë ta kaloni me sukses.

Mundohuni që të jeni korrekt në rutinën tuaj, të bëni ato gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të bëni aktivitete sportive. Mos u hallakatni, mbani një bllok ku të shënoni gjërat që do të bëni çdo ditë, kështu çdo gjë do të shkojë mirë dhe me qetësi! Edhe mendja juaj do të jetë e freskët dhe më e qetë!

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

Përse arrat janë kaq të mira për shëndetin tonë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 18:56
Sidomos për meshkujt

Arrat janë po aq të mira për t'u ngrënë, por edhe për shëndetin. Ajo përmban vitaminë B1 dhe B2, që i japin energji trupit dhe ka disa elemente vitale që ndikojnë në zhvillimin e gjëndrave seksuale. Duke qenë se janë të pasura me zink, ka një ndikim të madh për aktivitetin normal seksual. Gjithashtu ndihmon edhe në funksionimin normal të prostatës. Arrat janë të këshillueshme që të konsumohen më shumë nga meshkujt, pasi është e pasur me vlerë ushqyese që ndikon për shëndetin riprodhues mashkullor. Personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe dhimbja e kokës, këshillohet që të konsumojnë arra me mjaltë. Përveç kësaj, arrat me limon dhe mjaltë janë të mira edhe për personat anemikë. Gjysmë kilogramë mjaltë, gjysmë kg arra të bluara dhe një limon. Përzijini në një enë dhe përzijeni mirë dhe mos harroni që të provoni çdo tre-katër orë me një lugë të vogël.

Qumështi i arrës është shumë i mirë për shërimin e ulcerës gastrike, gjithashtu edhe arrat jeshile janë shumë të mira për trajtimin ehipotiroidizmit dhe teroidet. Duke qenë se janë të pasura me jod dhe tiroksinë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

 

Mënyra më e lehtë si të trajtoni dhimbjen e këmbëve

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 13:55
Mos hezitoni t'a bëni!

Ndodh që të qëndroni apo ecni për një kohë të gjatë në këmbë dhe të keni dhimbje të tepërta. Nervat e këmbëve marrin inflamacion dhe do të filloni të ndieni dhimbje në shpinë, brinjë dhe poshtë gjurit. Dhimbjet e shpeshta në këmbë, gjunjë apo shpinë shkaktojnë stres të madh dhe është e vështirë ndonjëherë të gjeni kurën e nevojshme që mund t'ju relaksojë në moment. Mirëpo, gjithnjë ka mënyra që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj dhe iu ndihmojnë që të qetësoni këtë dhimbje.

Mënyra më e thjeshtë është përmes ilaçeve, të cilat ulin simptomat por nuk e largojnë gjithnjë. Por, për dhimbjen që keni në këmbë duhet me patjetër të bëni terapi apo ushtrime fizike. Që ta zvogëloni dhimbjen e nervave të këmbëve ekziston një metodë shumë e mirë që iu ndihmon të qetësoheni.

Fillimisht merrni një kovë me ujë të vakët dhe hidhni në të pak uthull molle dhe kripë. Lëreni ashtu derisa të shkrihet kripa. Më pas vendosni këmbët dhe mbajini aty derisa uji të ftohte. Merrni një peshqir të thatë dhe fshijini këmbët lehtësisht në formë masazhimi.

Këtë lloj trajtimi bëjeni çdo natë para gjumit dhe do të shihni sa mirë do të ndiheni dhe dhimbja do fillojë të zvogëlohet. Gjithashtu mos harroni të kujdeseni mirë duke mos ecur zbathur dhe mos mbani këpucë apo atlete që iu ngushtojnë, pasi sistemi nervor i këmbëve do të tendoset më shumë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.