Valencia i jep leksion Barcelonës, triumfon në derbin e javës në La Liga

25 Janar 2020

Barcelona është mposhtur me rezultat 2-0 ndaj Valencia në takimin derbi të vlefshëm për javën e 21-të në La Liga.

Derbi ndaj dy skuadrave rivale nisi me shumë tension, pasi pati edhe përleshje mes dy tifozërive para stadiumit Mestalla.

Megjithatë, vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshje dhe pas një ndeshje perfektë arritën t’i marrin tri pikët.

Lexo po ashtu: Derbi edhe jashtë fushës, tifozët e Valencian dhe Barcelonës përleshen jashtë stadiumin Mestalla – 100 të arrestuar

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por rastet më të mira shënimi i patën vendasit.

Maximiliano Gomez (12’) pati rastit më të mirë, por penalltia e tij u prit nga Marc-Andre Ter Stegen, ndërsa Kevin Gameiro (29) dhe Francis Coquelin (31’) gjithashtu ishin afër golit.

? #ValenciaBarça

0-0 ⚽ ¡¡¡ ARRANCA LA SEGUNDA MITAD !!! ?

¡A POR TODAS! ??️#AmuntValencia ? pic.twitter.com/4HJgQ6ZqrP

— Valencia CF ?? (@valenciacf) January 25, 2020

Në pjesën e dytë, posedimi i takoi Barcelonës, por rastet dhe golat i takuan vendasve, të cilët arritën të fitojnë ndeshjen.

Pas vetëm tre minutave në këtë pjesë në skenë doli përsëri Maxi Gomez, goditjen e të cilën e devijoi në portë Jordi Alba për epërsinë 1-0.

? #ValenciaBarça

1-0 ⚽ 47' ? GOOOOOOOOOOOOOOOL de @gomez_maxi9 ????#AmuntValencia ? pic.twitter.com/KujsxNG58e

— Valencia CF ?? (@valenciacf) January 25, 2020

Goli i pranuar ngjalli Barcelonën, por rastet e tyre ishin shterpe dhe nuk arritën asgjë, ndërsa Los Che gjetën edhe një herë golin.

Gomez (77’) ishte përsëri ai i cili u përmbylli një aksion të mirë të vendasve, duke shënuar një gol të bukur për 2-0 dhe ky ishte rezultati përfundimtar.

Momenti i golit të dytë nga Gomez (Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj humbje, Barcelona e sheh veten në pozitën e parë me 43 pikë, po aq sa ka Real Madridi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Valencia renditet e pesta me 34 pikë.

Në takimin e radhës, katalunasit luajnë në shtëpi ndaj Levantes, ndërsa Los Che e presin Celta Vigon. /Telegrafi/

Bueno… atajó Ter Stegen. Ay Maxi Gómez querido. pic.twitter.com/sl11sgo8kw

— Capitán del escabio (@capitanescabi0) January 25, 2020

Maxi Gómez #ValenciaBarcelona pic.twitter.com/iZdGHUBAuE

— ⚽️ (@mercato_jp1) January 25, 2020

https://twitter.com/Livestream_102/status/1221110617227976705

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan