Valencia mohon kontaktet me Man United për yllin e mesfushës

Gjigandët e La Liga kanë mohuar kontaktet me Manchester United për shitjen e mesfushorit Carlos Soler në “Old Trafford”, raporton “SuperDeporte”.

“Daily Mail” insistoi se Jose Mourinho është i interesuar në blerjen e shërbimeve të spanjollit me drejtuesit, që janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë sterlina për mesfushorin.

Mediat angleze gjithashtu shkruajnë se Jose Mourinho e sheh Soler si alternativa perfekte ndaj duetit Paul Pogba dhe Nemanja Matic, me të ardhmen e Marouane Fellaini dhe Ander Herrera të pasigurt dhe Michael Carrick në prag të pensionimit.

Valencia megjithatë, ka hedhur poshtë kontaktet me gjigandët e Premier League. Klubi tha: “Ne nuk kemi pasur kontakt me askënd për asnjë lojtar në ekip”.

Duket e çuditshme që Valencia të marrë parasysh një ofertë prej 30 milionë sterlinash, duke pasur parasysh faktin se Soler ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh dhe ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri në vitin 2021 në sezonin e kaluar.