Valladolid 1-4 Real Madrid: Notat e lojtarëve, Benzema ylli

11 Mars 2019
Valladolid 1-4 Real Madrid: Notat e lojtarëve, Benzema ylli

Real Madridi arriti fitore ndaj Valladolidit me rezultat 1-4 në La Liga.

Golat për Los Blancos i shënuan Raphael Varane (34′), Karim Benzema (51′, 59′) dhe Luka Modric (85′), ndërsa për Valladolidin shënoi Anuar Mohamed (29′).

Më i miri në këtë takim ishte Benzema, francezi përveç golave regjistroi asistim te goli i fundit në ndeshje.

Festa e Karim Benzemas te goli i dytë i tij (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Me notë të lartë u vlerësuan edhe Luka Modric, Toni Kroos, Varane dhe Nacho.

Ata që dëshpëruan paska në këtë ndeshje ishin Casemiro dhe mbrojtësi anësor Sergio Reguilion.

Te vendasit më i miri ishte Sergi Guardiola, por u paraqitën mirë edhe Modamed, Antonito e Daniele Verde, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Valladolid:

Real Madrid:

Në xhiron e radhës Los Blancos luajnë kundër Celta Vigos, ndërsa Valladolidi ndaj Eibarit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com