Valmir Sylejmani do të largohet nga Manheim, drejt transferimit në Bundesliga 2

04 Korrik 2020

Sulmuesi kosovar, Valmir Sylejmani pritet ta bëjë një hap para në karrierën e tij.

Pasi për shumë vite ishte pjesë e Hannover 96, Sylejmani bëri një hap mbrapa duke u transferuar tek Waldhof Manheim në Regionaliga.

Forma e jashtëzakonshme e tij bëri që Manheim të siguroj ngjitjen në Bundesliga 3, ndërsa Sylejmani vazhdoi shkëlqimin edhe në këtë rang garash.

24-vjeçari përkundër që qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave, këtë edicion ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime në 18 takime.

Valmir Sulejmani . (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images for DFB)

Lojtari tani do të largohet nga Manheim si futbollist i lirë dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Shumë skuadra nga Bundesliga 2 kanë shprehur interesim për të, por edhe nga elita e futbollit holandez Eredivisie.

Megjithatë sipas medieve gjermane më së afërmi për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit kosovar është Greuther Furth.

Gjithsesi në garë fuqishëm për lojtarin mbetet edhe ish-skuadra e tij Hannover 96, por gjatë javëve të ardhshme mbetet të shihet se ku do të vendos të transferohet Sylejmani. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com