“Valsi” i pankinave në Superligë, Kukësi zyrtarizon Mirel Josën

25 Janar 2021

E hëna është dita e pankinave në Superligë. Një largohet dhe një tjetër kthehet. Kukësi ka ndryshuar trajner në mënyrë krejt të papritur, duke i besuar skuadrën një emri të njohur të Superligës. Bëhet fjalë për Mirel Josën.

Josa 770×470 780×439

Tekniku ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë dhe merr vendin e Rrahman Hallaçit. Ky I fundit drejtoi Kukësin pas largimit të Skënder Gegës, ndërsa me emërimin e Mirel Josës kthehet në pankinën e skuadrës U-21.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com