Valverde dëshiron një sulmues, Morata dhe Llorente në krye të listës

12 Janar 2019
Valverde dëshiron një sulmues, Morata dhe Llorente në krye të listës

Largimi i Munir El Haddadit ka lënë një vend të zbrazët te Barcelona dhe kështu Luis Suarez nuk ka tani një zëvendësues natyral.

Kështu Ernesto Valverde ka filluar kërkim për një sulmues qendror pasi ka ende shumë deri në fund të sezonit.

Ousmane Dembele ndaj Levantes luajti në rolin e sulmuesit qendror dhe u paraqit mirë, por trajneri i skuadrës katalunase nuk dëshiron ta përsërisë këtë shpesh.

Alvaro Morata në duel me Yerry Minan e Evertonit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Kështu një nga emrat në listën e klubit spanjoll është Alvaro Morata, i cili i ishte ofruar klubit nga Camp Nou kohë më parë. 26-vjeçari është pjesë e Chelseat, por te Blutë nuk po kalon në një periudhë të mirë.

Një tjetër emër që po konsiderohet si mundësi është Fernando Llorente, me të cilin Valverde kishte punuar te Athletic Bilbao.

Lexo po ashtu: Chelsea refuzon ofertën e Barcelonës me para dhe Malcom për Willianin 

Tottenhami me shumë mundësi nuk do refuzonte shumë shitjen e tij, ndërsa ambientimi i sulmuesit në sistemin e lojës së Barçës është një tjetër temë.

Dyshja e lartpërmendur është në krye të listës, por Barcelona është duke ndjekur edhe Krzysztof Piatek (Genoa), Timo Werner (RB Leipzig) dhe Maxi Gomez (Celta Vigo). /Telegrafi/

www.telegrafi.com